Reali heq kryqin nga emblema (FOTO)

Gjigandët spanjoll të futbollit, Real Madrid, kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në logon e klubit, duke hequr kryqin në maje të saj, që ishte prezente për rreth një shekull.

Ndryshimi ishte i nevojshëm në mënyrë që të forcohej popullariteti i Real Madridit tek tifozët Musliman në Europë dhe në Lindjen e Mesme. Real Madridi e ka mbajtur kryqin në logo që nga viti 1920, kur mbreti Alfonso XIII e kishte kthyer klubin në një klub mbretëror.