Hetohet Bonucci – i arrestuar edhe një shqiptar


Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, është duke u hetuar si pjesë e skandalit tjetër në futbollin italian, Scommessopoli.

Qendërmbrojtësi i Juventusit është i dyshuar për përfshirje në barazimin prej 3-3 mes Barit dhe Udineses në sezonin 2009/2010 në Serie A – raporton ANSA.

Bonucci thuhet të ketë qenë njëri nga katër lojtarët që është përfshirë në montimin e rezultatit të asaj ndeshjeje.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi Domenico Criscito u përjashtua nga ekipi i Italisë për Euro 2012, për shkak të përfshirjes në montimin e ndeshjeve.

Në këtë skandal është përfshirë edhe një shtetas shqiptar, Kujtim Qoshi, i cili është partner me një shtetas boshnjak – Safet Altic.

Mediat shqiptare raportojnë se Qoshi është arrestuar nga policia italiane, ndërsa ndeshja e dyshuar ku ka gisht ai thuhet të jetë Lazio – Genoa, e cila përfundoi me shifrat 4-2.