Balotelli: Jam burrë, jo Peter Pan

Sulmuesi kontravers, Mario Balotelli, pasi zhgënjeu mediat në fillim të deklaratës së tij në konferencë për shtyp, ka bërë një pohim sa qesharak aq edhe serioz, duke kritikuar mediat për qëndrimin ndaj tij.

“Do të jetë ndeshje e mirë. Mediat nuk janë kërkah, pasi unë jo që kam pasur bllokadë mentale, thjesht nuk po e gjeja rrjetën. Ndërsa tani që kam shënuar, të gjithë ma kanë frikën. Do të jetë kënaqësi të luaj ndaj bashkëlojtarëve të mi të Cityt, por unë dua që ata të humbasin”.

“Unë mund të jem Peter Pan, unë bëj gjëra si i dua vet, me shumë liri, por jam më shumë burrë se sa Peter Pan”, ka deklaruar Balotelli.