Ronaldo: Humbja nga Gjermania, e pa drejtë

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se humbja nga Gjermania është e pa drejtë, pasi beson se ekipi i tij ka luajtur më mirë.

“Ndjesia ime është që ky rezultat ishte i pa drejtë. Mendoj se ne ishim të pa fat, pasi kemi pasur rastin për të fituar këtë ndeshje”.

“Ne kemi pasur më shumë raste për të shënuar se as Gjermania dhe është e vështirë që të lë fushën si i humbur, por ne duhet të jemi optimistë dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës, që do të jenë kruciale për ne”, ka potencuar Ronaldo.