Apolonia, të rinjtë japin garanci për të ardhmen

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Apolonia, të rinjtë japin garanci për të ardhmen
Aug 11th 2012, 11:52

Ndërsa starti i sezonit të ri po afron me shpejtësi, Apolonia po u jep një marsh më të lartë përgatitjeve të saj në kampingun e Pogradecit, ku gjendet prej afro 2 javësh. Fierakët nga dita në ditë po marrin formën e duhur, në sajë të filozofisë dhe profesionalitetit të trajnerit Ernest Gjoka dhe stafit të tij teknik. Edhe pse nuk ka ndonjë lëvizje sa i takon merkatos për afrimin e ndonjë lojtari cilësor, ashtu siç është folur më parë, përsëri drejtuesit e skuadrës bardhejeshile janë të kënaqur me përbërjen dhe punën që po bëhet. Mbrojtësi fierak, Rudin Nako, i cili do të luajë sezonin e dytë me fanellën bardhejeshile, sa u përket përgatitjeve, por edhe synimeve tha: "Ndaj të gjithë kundërshtarëve do të tregojmë respekt, ndërsa nuk do të kemi frikë asnjë prej tyre. Faza përgatitore që po zhvillojmë këtu në Pogradec ka qenë intensive. Sigurisht që nuk duhet të kënaqemi me kaq, duke qenë se kemi ende shumë punë për të arritur aty ku ne dëshirojmë të jemi, që ta përballojmë më së miri konkurrencën e sezonit të ri, të cilën unë e parashikoj të fortë dhe me rivalitet. Megjithatë, ne jemi një skuadër modeste pa shumë pretendime dhe synimi ynë është që të zëmë një vend në mesin e artë të tabelës". Ndërsa sa i përket merkatos, mbrojtësi fierak tha: "E kam ndjekur me vëmendje merkaton e deritanishme të kundërshtarëve tanë dhe i njoh mundësit që ata kanë. Megjithëse, ne nuk na hyn në punë se çfarë bëjnë ekipet e tjera, pasi shohim vetëm punën tonë. Mendoj se merkaton më të mirë, pavarësisht nga mungesa e lojtarëve me emër, e kemi bërë ne. Kjo jo se u arrit të ruhet kontingjenti i lojtarëve që mbyllën kampionatin e kaluar, të cilët e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit, por drejtuesit tanë kanë afruar futbollistët që i duheshin skuadrës për ta përforcuar. Jam i bindur se me përbërjen dhe punën kualitative që po zhvillojmë, kjo Apoloni do t'i surprizojë të gjithë sezonin e ri".
Mikel Mbriçaj

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions