Beckenbauer: Kurrë nuk kam dëgjuar për Martinez?

SportiSot - Sport Shqip... Lajmet E Fundit Nga Sporti...
Lajme nga Sporti Shqip
thumbnail Beckenbauer: Kurrë nuk kam dëgjuar për Martinez?
Aug 17th 2012, 13:27

Franz Beckenbauer thotë se nuk e njeh kush është mesfushori i Athletic Bilbao, Javi Martinez, por është i bindur se ai do të dëshmohet një nënshkrim i mirë për Bayern Munichun.

Spanjolli vazhdimisht është lidhur me një transferim te gjigantët e Bundesligës dhe presidenti i klubit, Uli Hoeness, së fundi i ka dhënë dritë jeshile transferimit të lojtarit.

"Javi Martinez? Nuk e njoh atë. Kurrë nuk e kam parë atë duke luajtur. Por ai duhet të jetë shumë i mirë nëse Bayerni është i interesuar për të nënshkruar me të. Ai duhet të jetë lojtar i veçantë, ose Bayerni nuk do të interesohej për të".

"Sigurisht, ai është shumë i shtrenjtë. Por çfarë është dallimi kur flitni për 30 milionë ose 40 milionë? Bayerni mund ta përballojë këtë", ka thënë Beckenbauer.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions