Besa duket e fryrë, ka “luftë” për një vend

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Besa duket e fryrë, ka "luftë" për një vend
Aug 6th 2012, 11:45

Numri tejet i madh i futbollistëve që stërviten nën urdhrat e trajnerit Daja, ka vënë në siklet jo vetëm këtë të fundit, por edhe vetë futbollistët. Një pjesë e mirë e tyre që sezonin e kaluar futën Besën në Superiore dhe ishin titullarë, në 3 miqësoret e luajtura në Bullgari e kanë parë veten jashtë formacionit. Lojtarë të tillë si Krasniqi, Hoxha, Duka, Rroshi, Bubeqi, Hasa, Perja, Çelhaka, që ishin titullarë në miqësoret e luajtura, shpesh janë aktivizuar si zëvendësues. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e konkurrencës së madhe në ekip. Konkurrencën në ekip mesfushori Daniel Rroshi e sheh si një shtysë më tepër për të luftuar e bindur Dajën çdo ditë në stërvitje e lojë. "Konkurrenca në ekip është më e madhja që kam parë deri më tani. Kjo ka bërë që çdo seancë stërvitore secili prej nesh të japë maksimumin e tij për të bindur trajnerin Daja për një vend në formacion. Sigurisht, këtu ka ndikuar jo pak edhe fakti se trajneri ynë ka preferuar të testojë më shumë lojtarët e ardhur në merkato, pasi shumicën prej nesh ai e njeh. Kuptohet që çdo lojtar ka dëshirë të jetë gjithnjë titullar, por duhet pranuar rrotacioni dhe deri më 25 gusht besoj secili do marrë atë që meriton. Për mua, është viti i dytë me Besën dhe do përpiqem që, ashtu si kampionatin e kaluar që meritova formacionin dhe shënova jo pak gola vendimtarë, ta realizoj këtë edhe nën urdhrat e trajnerit Daja".
Miqësorja - Nga sa mësohet, kavajasit më 13 gusht do të zhvillojnë në Mitrovicë një miqësore kundër Trepçës. Numri një i presidencës, Nexhat Bizhdili dhe ai i ekipit kosovar, Nexhmedin Haxhiu, kanë rënë dakord për zhvillimin e këtij testi, që do t'u shërbejë stafeve teknike për të parë më nga afër formën e lojtarëve që kanë në dispozicion.

Mesfushori
Te kavajasit ka ardhur në provë një mesfushor i majtë boshnjak. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Sead Vehapoviç. Ky i fundit pritet të qëndrojë disa ditë nën vëzhgimin e trajnerit Ilir Daja. Më pas do të vendoset për të ardhmen e tij.
Feriz Ferizaj

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions