Besa heq dorë nga afrimi i Arjan Pishës

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Besa heq dorë nga afrimi i Arjan Pishës
Aug 11th 2012, 11:59

Besa, disa ditë më parë e ka shprehur hapur interesin e saj për një mbrojtës. Ndër më të lakuarit ishte Arian Pisha, qendërmbrojtësi elbasanas, i cili është aktualisht pjesë e Tiranës. Mirëpo në kampin verdhezi situata ka ndryshuar, ata zyrtarisht kanë hequr dorë për afrimin e këtij futbollisti. Burime të afërta pranë presidentit Nexhat Bizhdili kanë konfirmuar për "Panorama Sport" se kreu i klubit dhe stafi teknik kanë hequr dorë nga oferta për Pishën. Nuk është konfirmuar ende shkaku i këtij distancimi mes palëve, nëse janë financiare, apo preferenciale. Megjithatë, një gjë është e sigurt, që ky mbrojtës nuk bën më pjesë në planet e kavajasve. Mirëpo, fakti që Pisha nuk do të bashkohet te verdhezinjtë, nuk do të thotë se klubi nuk do afrojë tjetër qendërmbrojtës, madje shumë shpejt pritet që të dalë në skenë edhe emri i tij.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions