Çelsi rrit ofertën për Shyrlen, 32 milionë Bajerit

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Çelsi rrit ofertën për Shyrlen, 32 milionë Bajerit
Aug 6th 2012, 11:47

Çelsi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i Andre Shyrles në “Stamford Bridge”. Pasi i janë refuzuar zyrtarisht 25 milionë euro nga klubi i Leverkusenit, Di Mateo është rikthyer me një ofertë të dytë, që arrin në 32 milionë euro. Klubi gjerman pohoi përmes drejtorit sportiv, Rudi Fëler, se sulmuesi 21-vjeçar ishte në qiellin e shtatë nga interesimi i kampionëve të Evropës, por i kishte premtuar atij se nuk do të largohej nga “BayArena” të paktën edhe këtë sezon. “Për Leverkusenin, rezultatet e skuadrës janë më të rëndësishme se milionat. Kjo është arsyeja përse ne refuzuam 50 milionë euro për të shitur Benderin te Bajerni dhe Shyrlen te Çelsi. Ishte një shans për të mbushur arkat e klubit, por ne bëmë një llogari të thjeshtë, nga e cila doli se klubi fiton më shumë nga mosshitja e tyre”,- tha gjatë një interviste për “Bild” drejtuesi 52-vjeçar i “aspirinave”.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions