Erion Sqapi emërohet sekretar i klubit verdheblu

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Erion Sqapi emërohet sekretar i klubit verdheblu
Aug 20th 2012, 11:36

Erion Sqapi është zyrtarisht sekretari i ri i klubit të Elbasanit. Drejtuesit nuk kanë vonuar ta zëvendësojnë menjëherë pozicionin e lënë bosh nga dorëheqja e Florenc Kushit, i cili dy ditë më parë pohoi largimin e tij nga ky post drejtues në klubin verdheblu. Kanë qenë vetë aksionarët elbasanas që e kanë konfirmuar këtë lajm për mediat, ndonëse nuk japin shumë hollësi për këtë lëvizje. Sqapin e pret një detyrë e vështirë, por jo e pamundur, duke parë që verdheblutë nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, pasi kanë hasur mjaft probleme kohët e fundit.
Sqapi - Deri ditën e djeshme, Sqapi mbante pozicionin e zv/ trajnerit në ekipin e paratërinjve elbasanas. Emri i tij është lakuar shpesh nga mediat në fillimin e këtyre përgatitoreve si një kandidat potencial për të marrë edhe drejtimin e skuadrës së Elbasanit, menjëherë pas dorëheqjes së Files, por në fund trajneri aktual u rikonfirmua sërish në krye të pankinës verdheblu. Sqapi është një emër i njohur në Elbasan, sepse prej dy vitesh ishte në postin e zv/trajnerit te 17-vjeçarët e këtij klubi, ku solli një mënyrë të re trajnimi, kjo edhe për shkak të shkollimit të tij për trajning në shkollat evropiane. Ndoshta ky fakt ka bërë që aksionarët elbasanas t’ia besojnë atij detyrën e vështirë të sekretarit të klubit, duke konfirmuar në këtë mënyrë se në këtë klub e kanë lënë gjithçka në dorë të brezit të ri, pasi Sqapi është vetëm 31 vjeç.
Ardit Senja

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions