Miqësore, Partizani “shkatërron” 7-1 Kamzën

Sporti Shqiptar Online
Miqësore, Partizani "shkatërron" 7-1 Kamzën
Aug 17th 2012, 14:06

Partizani – Kamza 7-1
Shënuesit: Djepaxhia 14', Karakaçi 36', Lini 41', 56', Duçi 72', 76', Bleta 87'/  Mitraj 12'
Partizani: Nasufi, Pashaj, Alcani, Roshi, Tafa, Karakaçi, Djepaxhija, Kapaj, Lini, Duçi, Gjoka. Trajner: Ylli Shehu.

Kamza: Kasemi, Bruka, Keta, Picaku, Mullaj, Xhafka, Alia, Boja, Dashi, Mitraj, Ballkoçi. Trajner Sajmir Malko.

Miqësorja e djeshme mes Partizanit dhe Kamzës u dominua nga të kuqtë e kryeqytetit, të cilët kanë arritur një fitore tenistike, 7-1. Takimi u zhvillua në kompleksin e Kamzës në praninë e qindra tifozëve, që mbështesnin të dy ekipet, prania e të cilëve të jepte imazhin e një ndeshje aktiviteti zyrtar.  Partizani e ka nisur ndeshjen me një formacion kualitativ, ndërsa trajneri Malko aktivizojë disa të rinj, që po u nënshtrohen testeve të fundit seleksionues. Gjithsesi janë kamzalinjtë ata që shënojnë të parët në minutën e 12-të me Mitrajn, por dy minuta më vonë vjen goli i barazimit nga shkodrani Djepaxhia. Kolonia shkodrane që ndodhet te Partizani ka lënë gjurmët e saj dje pasi në minutën e 36-të ka shënuar Karakaçi, më pasa vjen një dygolësh i Linit. Dy gola për të kuqtë në këtë takim shënoi edhe Duqi dhe në fund vulosi goli i Bletës. Në pjesën e dytë të dy stafet bënë zëvendësime të shumta duke u dhënë mundësinë e aktivizimit të gjithë grupit të futbollistëve. Partizani duket në rrugë të mbarë, por gjithçka është e përqendruar tek çështja administrative, ku pritet një firmosja e marrëveshjes mes aksionarëve të kuq, Albert Xhani dhe Paro Laçi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions