Për Afelain Vilanova vendos pas 2 miqësoresh

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Për Afelain Vilanova vendos pas 2 miqësoresh
Aug 6th 2012, 11:43

Fati i Ibrahim Afelait në “Kamp Nou” do të vendoset pas dy miqësoreve të ardhshme të katalanasve, asaj kundër Mançester Junajtid dhe Dinamos së Bukureshtit. Tito Vilanova u ka kërkuar drejtuesve katalanas se atij i duhen edhe 180 minuta për të vendosur përfundimisht të ardhmen e mesfushorit holandez. Menaxheri i talentit, Rob Jansen, konfirmoi interesimin e skuadrave italiane, Interit, Milanit, Lacios dhe Fiorentinës për klientin e tij dhe nuk e përjashtoi që Afelai të huazohej për një sezon në Serinë A. Afelai nuk po arrin dot ta bindë stafin teknik të nënkampionëve të Spanjës, edhe pse është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e deritanishme miqësore të blaugranave (me Hamburgun 45′, me Kazablankën 69′ dhe me PSG-në 62′).

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions