Plotësohet Kastrioti, 23 lojtarë për Mërgjyshin

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Plotësohet Kastrioti, 23 lojtarë për Mërgjyshin
Aug 21st 2012, 12:37

Është mbledhur dje për herë të parë skuadra krutane, e cila do të mbrojë ngjyrat e këtij klubi për sezonin 2012-2013. Në kompleksin "Dinamo", i cili edhe këtë sezon do të jetë shtëpia stërvitore e krutanëve, janë parë shumë lojtarë të rinj të ardhur rishtazi. Kastrioti në fakt ka pësuar shumë ndryshime, duke filluar nga stafi teknik me Mërgjyshin, Hasën, ndërkohë që nga ai ekzistues kanë mbetur trajneri i portierëve, Gud Tafaj dhe Ali Veseli që përgjigjet për anën mjekësore. Ndryshimet më të mëdha i ka kontingjenti i lojtarëve, i cili nga sezoni i kaluar ka vetëm gjashtë. Ata janë kapiteni Fatmir Caca, Antonio Grishi, Isidor Sekseni, Erald Turdiu, Rigers Hoxha dhe Rudi Pengili. Tërë të tjerët janë të ardhur dhe e veshin për herë të parë fanellën e Kastriotit. Nga shkolla e Vllaznisë këtë vit do të jenë pjesë e skuadrës tre futbollistë: Olsi Gocaj, Stiv Shaba dhe Arsen Sykja. Po tre janë edhe ata që vijnë nga Vlora, portieri Shpëtim Moçka, Semiran Çela dhe Ardit Shehaj. Një rikthim është edhe laçiani Eduart Tanushi, i cili sezonin e fundit luajti në Pogradec. Por nuk mungojnë ndërkaq edhe të huajt. Dje janë parë katër serbë, nga të cilët tre kanë firmosur dhe do të jenë pjesë e Kastriotit për sezonin e ri: mbrojtësi Petar Boroviçanin që vjen nga kampionati polak, mesfushori Nemanja Laziç nga skuadra Ballkan dhe sulmuesi Nikol Asçeziç nga Danji Sren. Është me skuadrën, por akoma nuk ka nënshkruar, edhe Vasilije Predanoviç.
Murat Aruçi

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions