Van Persi: Mancester Junajtid, zgjedhje e përkryer për mua

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Van Persi: Mancester Junajtid, zgjedhje e përkryer për mua
Aug 17th 2012, 14:06

Sulmuesi 29-vjeçar holandez ka përfunduar lëvizjen e tij në “Old Trafford”, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me “djajtë e kuq”, ndërsa ka rrëfyer se ka pasur ndjenja të vështirë mes tij dhe ish-klubit, Arsenalit, pas përfundimit të bashkëpunimit mes dy palëve. Në konferencës e tij për shtyp, e para si lojtar i Mancester junajtid, u zbulua se Van Persi do të marrë fanellën Nr.20 për fushatën e ardhshme. Van Persi këmbënguli se nuk kishte asnjë vullnet të sëmurë mes tij dhe Arsenalit, por shtoi se thjesht nuk mund ta hidhte poshtë si mundësi kalimin te “djajtë e kuq”. “Nga ana ime dhe e Arsenalit nuk ka asnjë ndjenjë mospajtimi për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Askush nuk është i zemëruar me mua dhe as unë nuk jam i zemëruar me ta, – u tha Van Persi gazetarëve. – Arsenali është pjesë e jetës sime. Aktivizimi me këtë klub ka qenë një eksperiencë dhe kënaqësi e madhe për mua. Ne mund të mos biem dakord mbi të ardhmen, por e shkuara nuk zhbëhet dot. Personalisht jam krenar për këtë të shkuar, si lojtar i Arsenalit. Kjo është jeta. Kur u vura para marrjes së vendimit më të vështirë në jetën time, kam dëgjuar djalim tim të vogël, brenda të cilit ulëritste “‘Mancester Junajtid”. Tashmë jam pjesë e kësaj skuadre, i cili merr frymë vetëm futboll. Ky klub është zgjedhja e përkryer për mua.”

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions