Zbardhet shorti i Ligës së Europës, faza e grupeve

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Zbardhet shorti i Ligës së Europës, faza e grupeve
Aug 31st 2012, 11:58

Është hedhur në Montekarlo shorti i fazës së grupeve të Ligës së Europës. Pasi mësuam ciftet e “Champions”, vërejmë se edhe ky kompeticion europian për klube ofron përballje tejet interesante. Lacio e Lorik Canës do të jetë e detyruar të sfidojë për llogari të Grupit J Totnehemin anglez, Panathinaikosin grek dhe Mariborin slloven. Sikurse shihet, përvec skuadrës angleze, me trajner Vilas Boas, rivalët e tjerë duken të pranueshëm për lacialët, cka jep shpresë për bardhekaltrit e Tares dhe Canës. Skuadra tjetër italiane, Udineze, bën pjesë në Grupin A, përballë kundërshtarësh potencialë si Liverpuli, Anzhi dhe Yong Boys, ndërkohë që Interi i Stramacionit duket kokë e Grupit H, në raport me rivalët e tij: Rubin Kazan, Partizan i Beogradit dhe Neftchi Baku.
Kujtojmë se kjo fazë e Ligës së Europës përbëhet nga dymbëdhjetë grupe, me nga katër skuadra secili grup: Ndeshjet do të fillojnë më 20 shtator, raund pas raundi, derisa të mbërrijmë në finalen e Amsterdamit, e cila do të luhet  më 15 maj.

Më poshtë, ja edhe ndarja e skuadrave sipas grupeve:

GRUPI A GRUPI B GRUPI C GRUPI D GRUPI E GRUPI F
Liverpool Atletico Madrid Marsiglia Bordeaux Stoccarda Psv
Udinese Hapoel Tel Aviv Fenerbahce Bruges Copenaghen Napoli
Young Boys Viktoria Plzen Borussia M’Gladbach Newcastle Steaua Bucarest Dnipro
Anzhi Academica Coimbra Ael Limassol Maritimo Molde Aik Solna

 

GRUPI G GRUPI H GRUPI I GRUPI J GRUPI K GRUPI L
Sporting Lisbona Inter Lione Tottenham Bayer Leverkusen Tëente
Basilea Rubin Kazan Athletic Bilbao Panathinaikos Metalist Hannover
Genk Partizan Belgrado Sparta Praga Lazio Rosenborg Levante
Videoton Neftchi Baku Hapoel Kiryat Shmona Maribor Rapid Vienna Helsingborg

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions