Zyrtare: Van Persie kompleton kalimin te United

SportiSot - Sport Shqip... Lajmet E Fundit Nga Sporti...
Lajme nga Sporti Shqip
thumbnail Zyrtare: Van Persie kompleton kalimin te United
Aug 17th 2012, 13:26

Manchester United ka nënshkruar me Robin van Persien nga Arsenali për 24 milionë funte, pasi ai kaloi me sukses testet mjekësore.

Skuadra angleze sot, e premte, ka kompletuar transferimin e 29-vjeçarit, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare, nga e cila sulmuesi raportohet se do të përfitojë rreth 235 mijë euro në javë, që do të thotë mbi 48 milionë euro për katër vite.

"Robin është sulmues i klasit botëror me një rekord të dëshmuar në Angli dhe në futbollin evropian. Talenti i tij nuk ka nevojë për prezantim para tifozëve tanë – ai ka shënuar një numër golash kundër nesh në disa beteja klasike me ish-klubin e tij. Lëvizjet e tij, përfundimet dhe aftësitë për t'u gjendur në fushë janë të jashtëzakonshme", ka thënë Sir Alex Ferguson gjatë konferencës për shtyp.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions