Dalipi, të gjithë luten për rikuperimin e mesfushorit

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Dalipi, të gjithë luten për rikuperimin e mesfushorit
Sep 8th 2012, 11:49

Përballja ndërmjet Kamzës dhe Elbasanit është shtyrë për të hënën. Ky fakt mund të thuhet se i ka bërë mirë skuadrës verdheblu. Elbasanasit do të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për një përballje të vështirë si kjo, por edhe për të rikuperuar ndonjë dëmtim të mundshëm të lojtarëve që janë nën urdhrat e teknikut Ilirjan File. Aktualisht, vetëm mesfushori Endri Dalipi është në mëdyshje për t’u aktivizuar, por mendohet se për dy ditë ai do të rikuperohet plotësisht nga një dëmtim që ka në këmbë. Elbasani kërkon të vijojë serinë e rezultateve pozitive në këto javë të para. Në takimin hapës mposhti pa shumë probleme në “Ruzhdi Bizhuta” Naftëtarin në shifrat 2-0, me një dopietë të nigerianit Okoronko, i afruar në këtë merkato vere në radhë e verdhebluve. Vetë futbollistët, në prononcimet e tyre në media, janë shprehur optimistë përpara kësaj sfide. Verdheblutë prej dy vitesh radhazi militojnë në Kategorinë e Parë dhe për më tepër janë në një krizë financiare.
Ardit Senja

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions