Guardiola: Unë trajner i Spanjës? Nuk i dihet

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Guardiola: Unë trajner i Spanjës? Nuk i dihet
Sep 22nd 2012, 15:22

Ish-trajneri i Barcelonës ka lënë të kuptohet se është gati të marrë përsipër drejtimin e "La Roja" në të ardhmen, duke bërë të qartë se kurrë nuk ka për qëllim të qëndrojë në "Camp Nou" për gjithë karrierën e tij. “Unë trajner i ekipit kombëtar të Spanjës? Nuk e di se çfarë mund të ndodhë,” – tha Guardiola në një ngjarje vjetore në "Mexico City", të organizuar nga "Fundación Telmex", një fondacion bamirësie. Më tej, Pep shtoi: “Jam ndjerë shumë mirë këtu në Nju Jork, ku do të qëndroj të paktën edhe për një vit. Nuk e di se kur do të kthehem në stërvitje, por kjo gjë nuk do të ndodhë me siguri këtë vit. Nuk më ka humbur dëshira për të trajnuar, por kombëtarja e Spanjës nuk është rasti i vetëm për ta bërë këtë gjë përsëri.”
Më tej, Guardiola theksoi se kurrë nuk kishte planifikuar për ta shpenzuar të gjithë karrierën e tij në Katalonja. “Kurrë nuk kam pasur qëllim për të qëndruar në Barcelonë gjithë jetën time. Ajo ishte një fazë shumë e rëndësishme në jetën time, por koha për të lëvizur kishte ardhur. E gjitha ka qenë zbavitëse me tifozët në Barcelonë. Publiku duhet të gëzojë duke shikuar futboll. Këtë jam munduar të bëj në krye të Barcelonës. Kam vazhduar një traditë që e ka filluar Johan Krujf, i cili, gjithashtu, kishte një grup të madh lojtarësh.”
Guardiola fitoi një shifër mbresëlënëse prej 14 trofesh gjatë kohës së tij në krye të Blaugrana-ve.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions