Kategoria e Parë, po luhet java e 4-t

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Kategoria e Parë, po luhet java e 4-t
Sep 22nd 2012, 15:00

Prej orës 16:00 po luhet java e 4-t e Kategorisë së Parë, sipari i së cilës u ngrit dje, me ballafaqimin Kamza-Burreli, që përfundoi me fitoren minmale të pritësve, falë golit të Sokol Ishkës, realizuar në minutën e 9-të.
Këtë të shtunë janë skuadrat e tjera, që gjenden "në veprim", me kryesuesit lushnjarë, që po sfidojnë në stadiumin e tyre Elbasanin. Një përballje superiore kjo, po të kemi parasysh historinë dhe çkanë përbërë në futbollin shqiptar lagunarët e verdheblutë. Sidoqoftë, ka 6 vite që elbasanasit nuk triumfojnë në "Roza Haxhiu", çka e bën edhe më të vështirë misionin e të besuarve të Ilirian Files përballë homologëve të Artan Banos. Këta të fundit nuk e njohin as barazimin, humbjen jo e jo, deri më tani, në tri javët e para të kampionatit, ndaj janë në krye të renditjes me pikë të plota.
Partizani i zhgënjimit të madh në dy sfidat pararendëse po luan në Laç ndaj Tërbunit. Të kuqtë janë zhvendosur në një fushë që ofron kushte optimale për të luajtur futboll, por mesa duket administratori Paro Laçi është treguar disi edhe supersticioz në këtë drejtim, duke dashur ta "bekojë" Partizanin në qytetin e vendit të shenjtë, që ka sipër "kokës" Kishën e Shna Ndout. Në mes tërë atyre problemesh, skuadra e kuqe po kërkon "derman"…
Dinamo rikthehet në Kuçovë pas shumë vitesh, duke u takuar me historinë, që i sjell ndërmend një moment jo fort të këndshëm me kuçovarët. Sidoqoftë, në lojë janë 3 pikët, jo dhe aq shumë historia, ndaj të dyja skuadrat duken të orientuara në këtë aspekt se sa në ndonjë lloj "hakmarrjeje".
Ka derbi për Besëlidhjen e Sokol Metës. Lezhjanët duhet të superojnë fqinjët e Mamurrasit, në përpjekje për të ruajtur një ecuri premtuese për garën, ku objektivi kryesor mbetet i njëjti si në vitet e fundit, ngjitja në Superiore.
Jo pa interes duken edhe përplasjet e tjera të kësaj jave, ku Gramshi ka mysafir në fushën e vet Pogradecin, ndërsa Himara po luan në Sarandë ndaj Ilirisë, për shkak të mungesës së një fushe të sajën, që të plotësojë kriteret e licensimit për Kategorinë e Parë. Po ashtu, velipojakët luajnë ndeshjen e dytë radhazi në fushën e tyre. Nëse para një jave barazuan 0-0 me Besëlidhjen, këtë herë duhet t'i bëjnë llogaritë për një mysafir ndryshe, sikurse është Butrinti i Sarandës.
Ja edhe pasqyra e plotë e javës së katërt të Kategorisë së Parë

21.09.2012
KAMZA-BURRELI  1-0
Golat: Ishka 9′

22.09.2012
BESËLIDHJA-MAMURRASI  1-1
Golat: A.Dibra 28′ / Jushi 12′

GRAMSHI-POGRADECI   0-1

HIMARA-ILIRIA  1-1
Golat: Skenderaj 35′ / Gjongecaj 40′

NAFTËTARI-DINAMO  0-1

PARTIZANI-TËRBUNI   1-0
Golat: Kllogjeri 25′ (aut)

LUSHNJA-ELBASANI   2-0
Golat: Galica 4′, Canka 50′

ADA-BUTRINTI   1-1
Golat: Puka 45′ / Osmani 31′

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions