Lotar Mateus, pushime “të nxehta” në Greqi

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Lotar Mateus, pushime "të nxehta" në Greqi
Sep 20th 2012, 08:23

Lotar Mateus, kampion bote në vitin 1990, fitues i "Topit të Artë" në të njëjtin vit, kampion i shumëfishtë në Bundesligë. Pra, arritje të panumërta të ishfutbollistit legjendar gjerman, realisht për t'u pasur zili. Por, duke parë fotot nga pushimet e tij në ishullin grek të Mikonos, çdokush mund të arrijë në konkluzion se ka vetëm një arsye se përse mund të jenë xheloz karshi tij. Ikona gjermane ka qenë në shoqërinë e të dashurës polake, topmodelja Joana Tuzinska, 23 vjet më e re se ish-futbollisti. Mateus është martuar katër herë dhe është babai i tre fëmijëve por, nga imazhet e pushimeve të fundit me një bukuroshe si Joana, do që të tregojë se çdo gjë e ka lënë pas krahëve.
Përgatiti: OLGERT SERANI

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions