Morati: Interi inteligjent, mos na akuzoni si provincialë

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Morati: Interi inteligjent, mos na akuzoni si provincialë
Sep 18th 2012, 07:07

"Shumë mirë Kasano dhe gjithë të tjerët, përfshirë edhe trajnerin, i cili e ka përgatitur ndeshjen me kujdes, ashtu siç duhej bërë". Duket i kënaqur presidenti Morati pas fitores së zikaltërve në fushën e Torinos falë golit të Militos dhe sulmuesit barez. Numri 1 i Interit iu përgjigj kështu atyre që i kërkonin sjelljen e skuadrës: "Më duket se fjala 'provinciale' është një epitet i gabuar nga ana e atij që e ka përdorur. Nuk mendoj se kemi bërë një ndeshje në mbrojtje. Po, është e vërtetë që u treguam cinikë. Duhet që të tregohemi më të shpejtë, por në Torino ishte inteligjente të tregoheshim pragmatistë". Në fund, Morati vlerësoi dhe dyshen e qendërmbrojtjes, Ranokia dhe Huan Hezus: "E ardhmja e mbrojtës zikaltër? Po, por ne duhet të jetojmë me të tashmen dhe jo të shkuarën. Bënë një ndeshje perfekte, por mos harroni se në këtë skuadër ka shumë lojtarë".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions