Pelegrini: Ndeshjet nuk fitohen me eufori

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Pelegrini: Ndeshjet nuk fitohen me eufori
Sep 18th 2012, 09:28

Trajneri i Malagas, Manuel Pelegrini, ka kërkuar respekt për katër skuadrat pjesëmarrëse në Grupin C në Ligën e Kampioneve. Ai theksoi se çdo rival është i fortë dhe se duhet pasur kujdes edhe nga Anderlehti. Tekniku kilian kërkoi përqendrim nga të tijtë para sfidës me Zenitin e Shën Petersburgut. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjithashtu edhe kur të luajmë me Anderlehtin. Nuk duhet menduar se në grup kemi një skuadër të lehtë. Milani është një rival i fortë, Zeniti kampion i Rusisë. S’mund të mendojmë se do ta kemi të lehtë. Për mua, të tria skuadrat janë kundërshtare të forta”, – tha tekniku i Malagas. Ai shtoi se fansat kanë të gjithë të drejtën që të gëzojnë në këto momente, por ndërkaq theksoi se euforia duhet lënë në dhomat e zhveshjes. “Ne fituam këtë fundjavë, por kjo s’do të thotë gjë. Çdo sfidë është e ndryshme. Ne do të përpiqemi të përsërisim fitoren. Sa i përket kundërshtarit të radhës, ata nuk kanë vetëm Hulkun një lojtar që duhet pasur kujdes. Nëse mendojmë kështu, atëherë e kemi shumë gabim”, – përfundoi tekniku kilen.
Zeniti - Edhe trajneri i ekipit rus, Luçiano Spaleti, foli për takimin e sotëm ndaj Malagas, si dhe për ekipet e Grupit C. “Milani është ekipi favorit. Kuqezinjtë kanë humbur dy lojtarë të fortë, por janë zëvendësuar. Edhe skuadrat e tjera janë tepër të forta. Malaga është e fortë, por edhe ne gjithashtu. Kemi mentalitet fituesi, ndaj duam të dalim pozitivisht në këtë takim”.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions