Vilanova: Mesi do të jetë më i miri i të gjitha kohërave

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Vilanova: Mesi do të jetë më i miri i të gjitha kohërave
Sep 22nd 2012, 14:30

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka deklaruar se ylli argjentinas do të jetë lojtari më i madh që ka parë futbolli botëror ndonjëherë, ndërsa mohon faktin se ka filluar të mendojë që tani në lidhje me "El Classico" e ardhshme. Presidenti Sandro Rosell konfirmoi këtë javë se pala katalanase është duke planifikuar t'i ofrojë Lionel Mesit një kontratë të re, pavarësisht se marrëveshja aktuale e ka limitin e saj në vitin 2016. Edhe trajneri i këtij klubi, Vilanova, ka ripërsëritur dëshirën për ta mbajtur Mesin te gjigandët e La Liga-s, për ta pasur pjesë të së ardhmes së parashikueshme. “Ai është i mirë në botë. Nëse nuk është tani për tani më i miri në histori, Mesi do ta përfundojë karrierën duke qenë kështu, – ka thënë 44-vjeçari në një konferencë për shtyp. – Të gjithë te Barcelona do të jenë të gëzuar që ta kenë Mesin në gjirin e tyre deri në fund të karrierës. Ju nuk do të shihni një lojtar tjetër si Mesi në këtë skuadër, përsëri.”
Vilanova gjithashtu mohoi sugjerimet se ai e ka një sy nga "El Classico" e ardhshme e 7 tetorit, duke thënë se përplasja e së shtunës në shtëpi me Granada është e vetmja gjë, që zë vend në mendimet e tij. “Unë nuk jam duke menduar në lidhje me "El Clasico”, – tha ish-mesfushori i Barcelonës B. – Ajo që ka të bëjë me mua është arritja e 15 pikëve nga 15 të mundshme këtë fundjavë. Kjo nuk është bërë shumë herë në histori. Në kokën time ekziston vetëm Granada, Granada dhe Granada. Prandaj, nuk keni pse më pyesni rreth ndeshjes së ardhshme me Realin e Madridit. Përpara saj kemi ndeshjen me Granada në kampionat dhe ballafaqimin e dytë në grup, në Ligën e Kampioneve."

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions