Volejboll: Kryeqyteti triumfon në debutim, s’fal as Minatori

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Volejboll: Kryeqyteti triumfon në debutim, s'fal as Minatori
Sep 30th 2012, 09:49

Pas konfirmimit të Teutës ndaj Vllaznisë në volejboll për femra si favorite për titullin kampion – çifti i parë që hapi siparin e javës së parë, e vlefshme për edicionin e 67-të kombëtar – edhe dita e djeshme nuk rezervoi surpriza. Skuadrat pretendente dhanë sinjalin e parë të superioritetit. Minatori fiton ndaj Dinamos debutuese me rezultatin e pastër 3-0, Tirana triumfon në transfertën korçare po me shifrat 3-0, Partizani mund 3-1 modestet e Korabit në fushën e kësaj të fundit, ndërsa UMB Volej do ta mbyllte javën e parë në derbin kryeqytetas me Studentin. Asnjë emocion në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Gjashtë pikët e realizuara nga universitaret në setin e parë dëshmuan se kjo sfidë nuk do të kishte histori, dhe ashtu ndodhi. Pa grintë, takimi u mbyll me fitoren e pastër 3-0 të volejbollisteve të drejtuara dje nga asistentja e trajnerit Hasan Gurabardhi, Marsela Çollaku. Në setin e dytë, Studenti sikur ngre kokë, por i pamjaftueshëm ishte reagimi, pasi sërish UMB Volej do të administronte avantazhin e krijuar në fillim. Studenti shënon 16 pikë. E njëjta panoramë edhe në setin e tretë, ku Studenti thuajse nuk ekziston në parket dhe firmos në protokoll 8 pikë. Kështu UMB Volej fiton me meritë, ndonëse u përball me një kundërshtar modest. Forca e vërtetë e UMB Volejt do të duket javën e dytë ndaj Tiranës së trajnerit Adrian Gorenxa. Ndërkohë kalendari do të ketë këto përballje të tjera: Teuta- Studenti, Skënderbeu-Partizani, Dinamo- Korabi dhe Vllaznia-Minatori. Kampionati i meshkujve do të nisë pas një jave më datë 6 tetor.

UMB VOLEJ-STUDENTI 3-0
(25-6, 25-16, 25-8)
UMB Volej: Braho, Bici, Sallaku,
Matoshi, M.Tuci, Vokshi, R.Shehu,
Dervishi, J.Gjermeni, Vokrri,
A.Sadiku, Uka. Trajnere: M. Çollaku
Studenti: Gongu, R.Meta, Xhaferaj,
Qoli, Brati, Bashllari, Xhameta,
Alldervishi, Murati, Muçaj, Zagori,
Breçani. Trajnere: A. Shehu
Gjyqtarë: I.Fështi, E.Zenullari

KORABI-PARTIZANI 1-3
(19-25, 26-24, 12-25, 13-25)
Korabi: Kovaçi, Bana, A.Mera,
R.Koleci, Lata, Murja, E.Koleci, Titini,
K.Mera, Bodi. Trajner: F. Bulku
Partizani: Huqi, E.Fagu, Shkoza,
E.Boçi, Xheka, Shehu, Dova, Jaku,
Lika, Pashaj. Trajner. R.Tarja
Gjyqtarë: R.Tafili, F.Mujo

SKËNDERBEU-TIRANA 0-3
(14-25, 14-25, 9-25)
Skënderbeu: Mizaku, Berberi,
Strati, Male, Hoxhalli, N.Shahu,
Bego, Grabocka, Kole, Joxe. Trajner:
F. Rapo
Tirana: Shkurti, Xhixha, Nezaj,
O.Hoxha, Kokonozi, Thaka, E.Meta,
Matraku, Dervishi, A.Hoxha, Gjonaj,
Fetollari. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: E.Preka, A.Telo

MINATORI-DINAMO 3-0
(25-17, 25-13, 25-22)
Minatori: Përgjetani, Gega, Harxhi,
Kaçorri, Pepa, A.Gjermeni,
Mema, Gjini, Bushpepa, Margjoka.
Trajnere: D. Kola
Dinamo: Nurja, Hani, Miraka,
Backa, N.Nexhipi, Zeqirllari, Bleta,
Pepa, Leka, Latifi, Redesa.
Trajner: G. Nexhipi
Gjyqtarë: K.Husi, V.Sojati

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions