Zhirud: Montpelie, më vjen keq, por të “heq qafe”!

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Zhirud: Montpelie, më vjen keq, por të "heq qafe"!
Sep 18th 2012, 09:42

I freskuar me një mes fushor klasi si Santi Kazorla, por edhe dy sulmues si Lukas Podolski dhe Olivier Zhirud, Arsenali do ta nisë aventurën e Champions-it pikërisht kundër ish-ekipit të këtij të fundit. Golashënuesi i Ligës së Parë franceze në sezonin e shkuar zbret për të parën herë në arenën evropiane kundër Montpeliesë, ishekipit të tij. Francezi nuk e imagjinon dot se çfarë emocionesh pritet të përjetojë në "Stade de la Mosson" sot, ndërkohë që i duhet të zëvendësojë Robin Van Persin dhe t'i shënojë ish-skuadrës që në premierën e tij. "Është një ndjesi e çuditshme, duket si e shkruar të ndodhte kështu. Por unë jam gati. Më vjen keq vetëm se nuk pata kohë t'u jepja lamtumirën tifozëve të Montpeliesë. Ndoshta do t'ua jap të martën. Do jetë një sfidë emocionale, por unë do përpiqem t'i harroj për 90 minuta. Nuk do festoj po shënova, ndonëse në fushë do hyj për të bërë detyrën time si profesionist", – deklaroi sulmuesi 25-vjeçar.
Arsen Venger Pas "dushit" 6-1 që i dhanë Sauthemptonit, Arsen Venger duket më i qetë. Tekniku francez e njeh mirë skuadrën e Zhirardit dhe pavarësisht se kampionët kanë humbur 3 nga 5 ndeshjet e para në kampionat, ai i paralajmëroi "topçinjtë" që të mos i nënvlerësojnë vendësit: "Ajo çka ata bënë sezonin e shkuar ishte një mrekulli, sepse tri vite më parë ishin në kategorinë e dytë dhe vetëm një pikë larg rënies në të tretën. Është e vështirë të shpjegosh pse nuk e kanë nisur mirë kampionatin këtë sezon. Ndoshta po vuajnë presionin e të qenit kampion dhe skuadra për t'u mundur. Duhet të bëjmë shumë kujdes kundër tyre, sepse luajnë përballë tifozëve të vet dhe si debutues nuk kanë asgjë për të humbur".
Përgatiti: ANDROKLI DRALO

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions