Bodybuilding shpall kampionët: Ministria s’na dha asnjë qindarkë

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Bodybuilding shpall kampionët: Ministria s'na dha asnjë qindarkë
Oct 23rd 2012, 07:06

Federata Shqiptare e Bodybuiding& Fitness, në bashkëpunim me Federatën e Bodybuildingut &Fitnessit të Kosovës, organizuan në Prishtinë kampionatin kombëtar dhe mbarëkombëtar “Bodybuilding 2012″. Sipas sekretarit të Përgjithshëm, Rando Kukeli, në këtë eveniment morën pjesë sportistët më të mirë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedoni dhe diaspora. “Ky ishte kampionati i 14-të kombëtar dhe i 10-ti mbarëkombëtar i Bodybuildingut, ndërkohë që kampionatet e Kosovës janë shumë më të hershme. Kampionati i parë është organizuar në dhjetor të vitit 1973 i udhëhequr nga mjeshtri i Kosovës, Idriz Humolli. Eventi i fundit filloi me sportistët kosovarë sipas kategorive përkatëse. Më pas vazhduan konkurrimin sportistët nga Shqipëria në 3 kategori të rinj, të rritur dhe Master”, – deklaroi për “Panorama Sport” sekretari Kukeli. Momenti më emocionues i garës ishte kur fituesit e vendeve të para të çdo kategorie (Kosovë dhe Shqipëri), si dhe sportistët më të mirë të ardhur nga trevat shqiptare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe diaspora u përballën për titullin e kampionit absolut mbarëkombëtar. Këtë trofe e fitoi sportisti nga Kosova, Arsim Kulliqi. “Me dëshpërim mund t’ju them se për Federatën nuk ka asnjë mbështetje financiare nga ministria, edhe pse sportistët tanë kanë arritur nivele të larta. Pavarësisht vështirësive, ne i kemi organizuar denjësisht të gjitha garat. Pra ia kemi dalë të mbijetojmë duke siguruar vazhdimësi, porse shqetësimi ynë është se deri kur do të vazhdojmë kështu. Mbetemi me shpresën se kjo situatë do të ndryshojë, duke e parë sportin tonë më me dashamirësi”, – tha Kukeli.

FITUESIT
KATEGORIA E TË RINJVE
1. ARMANDO MANSAKU Tirana
2. ERALD GUGA Durrësi
3. ERVIS BARJAMAJ Tirana
KATEGORIA E TË RRITURVE
1. KRESHNIK TOPORE Tirana
2. GRAMOZ BESHIRI Cërriku
3. SOKOL MATI Tepelena
KATEGORIA E VETERANËVE
GRAMOZ BESHIRI Cërriku

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions