Burreli dhe Ada, barazim i bardhë 0-0

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Burreli dhe Ada, barazim i bardhë 0-0
Oct 14th 2012, 16:07

Burreli dhe Ada janë ndarë në barazim të bardhë 0-0 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Asnjë gol nuk ka prodhuar kjo sfidë, që është luajtur në një terren të rënduar e jo të përshtatshëm për futboll normal, pikërisht në fushën sportive të Mamurrasit. Shirat që kanë rënë këto ditë, por edhe fakti se aty luajti dje vetë skuadra vendëse, Mamurrasi, ndaj Naftëtarit, kanë bërë që situata të përkeqësohej ndjeshëm në fushë, ndaj këtë e kanë vuajtur matjanët dhe velipojakët. Pavarësisht se i janë nënshtruar një lufte të fortë sportive, e denjë për një "derbi" të tillë, asnjëra nga skuadrat nuk e ka nxjerrë dot në dritë golin. Në këtë mënyrë, Burreli dhe Ada ndajnë nga një pikë, duke ruajtur pozitat që kishin në klasifikim. Matjanët janë ende pa trajner, pas largimit të Fatjon Hasanit një javë më parë, ndërkohë që nuk kanë luajtur ende për këtë kampionat në fushën e tyre. Rikonstruksioni i "Liri Ballabanit" dhe vënia e tapetit të ri aty ka bërë që drejtuesit e klubit burrelas të durojnë edhe disa ditë, në mënyrë që të mos e prishin pa e inaguruar ende këtë investim, që pritet t'i nxjerrë nga balta e kushtet e vështira infrastruktoirore, ku ka qenë të detyruar të luanin deri dje si pritës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions