Dorëhiqet trajneri Minxhaj: Drejtuesit s’më mbështetën

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Dorëhiqet trajneri Minxhaj: Drejtuesit s'më mbështetën
Oct 30th 2012, 13:57

Nuk ka qetësi te Skrapari. Menjëherë pas ndeshjes së fundit me Përmetin, tekniku Bardhyl Minxhaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Me sa duket, barazimi i papritur me Përmetin në ndeshjen e fundit në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës nuk është përjetuar mirë nga tekniku Minxhaj. Nën drejtimin e tij, Skrapari ka arritur dy fitore, dy barazime dhe një humbje. “Klubi nuk ka bërë përpjekje për mbështetjen e skuadrës. Janë vonuar pagat, gjë e cila ka shkaktuar edhe mungesën e motivimit në ndeshjen e fundit me Përmetin. Ndoshta barazimi me Përmetin ishte i papritur, por gjithsesi i paralajmëruar. E kam marrë ekipin në një gjendje jo të mirë, pas humbjes së thellë 2-8 me Delvinën dhe gradualisht e kam ngjitur më lart në renditje. Më vjen keq që rezultatet nuk janë vlerësuar nga drejtuesit e Skraparit. Nuk kam gjetur partnerë profesionistë dhe, për këtë arsye, jam i detyruar të jap dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Skraparit”, shprehet Minxhaj.
Enkel Baku

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions