Qitje, Studenti gjuan në shenjë edhe në 3 pozicione

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Qitje, Studenti gjuan në shenjë edhe në 3 pozicione
Oct 15th 2012, 07:52

Në poligonin e qitjes në qytetin e Elbasanit, u mbajt kampionati kombëtar i qitjes me pushkë, për meshkuj dhe femra, në të tre pozicionet. Janë shpallur në këtë mënyrë edhe fituesit, si për meshkuj dhe për femra, ku vendet e para i zuri ekipi i Studentit, me sportistët Gëzim Bici dhe Lumturi Pepa, respektivisht me 1024 dhe 516 pikë. Vendi i dytë për meshkuj dhe femra i takoi skuadrës së Elbasanit, ku sportisti Olsi Avllazagaj u rendit i dyti me 978 pikë, ndërsa Florian Hysa grumbulloi 929 pikë. Shpresa Kotrri e Tiranës u rendit e dyta për femra me 506 pikë. Vendi i tretë i takoi Anila Sevos me 503 pikë. Ashtu siç është bërë e ditur edhe më parë, fishekët që janë përdorur kanë qenë në një cilësi të ulët, ndaj nuk mund të pretendohej për të marrë rezultate më të mira. Ky shqetësim u ngrit edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi. Edhe kushtet ku zhvilloheshin garat ishin të mjerueshme. Në ditën e parë të kampionatit kombëtar të qitjes me pushkë u shpallën fituesit në disiplinën 50 metër. Anila Sevo e Studentit me 567 pikë të grumbulluara dhe Gëzim Bici po i Studentit me 558 pikë do të shpalleshin kampionët e vitit. Në kampionatin e qitjes me pushkë morën pjesë, sikurse në pjesëmarrjet e fundit kombëtare, skuadrat e Elbasanit, Tiranës, Studentit dhe Tomorit.

REZULTATET
MESHKUJ
Gëzim Bici (Studenti) 1024 pikë
Olsi Avllazagaj (Elbasani) 978 pikë
Florian Hysa (Elbasani) 929 pikë
FEMRA
Lumturi Pepa (Studenti) 516 pikë
Shpresa Kotrri (Tirana) 506 pikë
Anila Sevo (Studenti) 503 pikë
Ardit Senja

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions