Shkëlqen Shqipëria U-19, mund 3-1 Belgjikën

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Shkëlqen Shqipëria U-19, mund 3-1 Belgjikën
Oct 14th 2012, 18:25

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në Vlorë, të dielën në mbrëmje, duke mposhtur bindshëm, me rezultat dhe me lojë, belgët e pretendimeve të mëdha. Kuqezinjtë e trajnerit Foto Strakosha kanë dëshmuar sërish një futboll të bukur e kualitativ, me lojtarë vërtet premtues, që me verpimet e tyre bënë të duartrokasë stadiumi i Vlorës. Kavazaj, ashtu si në kualifikuesen e parë në grup ndaj Italisë, që u humb me rezultatin 3-0, ka qenë sërish protoagonist i fushës së blertë me driblimet dhe startin mrekullues, teksa ka kurorëzuar atë eurogol, të parë rrallëherë në stadiumet tona, në minutën e 26-të. Pasi ka marrë një top në mesfushë nga organizaqtori i lojës së kuqezinjve, Kabashi, pjesë e Juventusit në Itali, prishtinasi Kavazi ka ecur pak hapa dhe nga një largësi prej 35 metrash ka lëshuar një predhë të kalibruar, drejt e në trekëndëshin e portierit belg, që është zënë në befasi, i dalë disi nga porta e tij. Ky moment ka qenë edhe pika kulmore e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që në pjesën e dytë janë realizuar edhe tre gola të tjerë, një për belgët dhe dy për tanët. Shifrat i ka ngritur në 2-0 Kabashi, nga pika e penalltisë, në minutën e 76-të, ndërsa belgët kanë rihapur gjithcka tri minuta më vonë. Kabasele, lojtari mik, ka shënuar në portën e Tomas Strakloshës, jo aq i angazhuar sa në ndeshjen pararendëse me Italinë, duke dhënë përshtypjen se do të vuanim fatin e keq në fundin e lojës, si gjithmonë. Por nuk ka ndodhur kështu, sepse kuqezinjtë e Strakoshës vijojnë të jenë autoritarë e të saktë në fushën e blertë, duke sfiduar jo vetëm homologët belgë, por edhe shiun që nuk ka pushuar së rëni. Derisa del në dritë edhe goli i tretë dhe i sigurisë përfundimtare, shënuar nga Shehaj në minutën e 80-të. Trajneri Strakosha i ka konsumuar të tria zëvendësimet e lejuara, duke dashur të freskojë skuadrën dhe t'u japë mundësi sa më shumë lojtarëve për t'u bërë pjesë e këtij suksesi. Me këtë fitore, pas dy ndeshjeve të para në grupin 7 kualifikues, që po luhen në Vlorë dhe Fier, kuqezinjtë tanë të moshës 19-vjecare renditen të dytët, me 3 pikë, aq sa ka edhe Belgjika, duke lënë në fund bjellorusët me 1 pikë, ndërsa të parët janë italianët me 4 pikë. Po këtë të diel, Italia ka barazuar 1-1 me Bjellorusinë, duke e lënë krejt të hapur situatën në këtë grup, me Shqipërinë që do ta luajë ndeshjen e tretë ndaj bjellorusëve.

BELGJIKË – SHQIPËRI  1-3
Golat: Kabasele 79' / Kavazaj 26', Kabashi 76 (pen), Shehaj 80'

1

Merveille Goblet

1

Thoma Strakosha

3

Bernard Malanda-Adje

2

Arben Muskaj

4

Bjorn Engels

3

Tom Syku

6

Birger Verstraete

5

Amir Bilali

7

Jordy Croux (Thomas Foket 46')

7

Enis Kavazaj

9

Divock Origi

8

Klodian Gino

10

Rob Schoofs (Nikola Storm 74')

9

Elvis Kabashi (Rexhep Memini 90+1')

13

Jordan Atheba

10

Valon Ahmedi (Artur Magani 84')

15

Ibrahima Cisse (Dennes De Kegel 85')

11

Dardan Vuthaj (Enes Hoxha 81)

16

Dennis Praet

14

Emiljan Lundraxhiu

18

Nathan Kabasele

18

Lorenc Shehaj

Zëvendësues

12

Sven Dhoest

12

Aldo Teqja

2

Dennes De Kegel

6

Enes Hoxha

5

Alexander Corryn

13

Maldin Ymeraj

8

Gianni De Neve

15

Artur Magani

11

Thomas Foket

16

Rexhep Memini

14

Cedric Buekers

17

Liridon Latifi

17

Nikola Storm

 

Trajnerë

Marc Van Geersom

Fotaq Strakosha

Gjyqtarë: Sandor Szabo, Istvan Albert (HUN), Sharon Eyal (ISR)
Kartonë të verdhë: Engels 68', Atheba 32' / Muskaj 63', Kabashi 53, Lundraxhiu 89', Shehaj 68'

 
Renditja, grupi 7

Nr

Skuadra

Ndeshje

Pikë

1

Italia

2

4

2

  Shqipëria

2

3

3

  Belgjika

2

3

4

  Bjellorusia

2

1

….

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions