Syla: E patë, ky Tërbun është për Superiore

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Syla: E patë, ky Tërbun është për Superiore
Oct 2nd 2012, 11:41

Fitorja e pastër kundër Lushnjës në javën e pestë të kampionatit ka bërë me krah çdo pukjan. Pas takimit, trajneri Viktor Gjoni e ka rikthyer ekipin në stërvitje. Grupi që luajti në ndeshjen e kampionatit ka bërë stërvitje të lehtë e të diferencuar nga ata që do të luajnë nesër kundër Bylisit, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Skuadra veriore do të udhëtojë drejt Ballshit me të rinjtë, pasi trajneri ka nevojë t'i shohë të gjithë lojtarët dhe të përzgjedhë më të mirët për t'i afruar në ekipin e parë. Ndërsa presidenti Petrit Syla shpreh optimizmin që ka për ekipin e tij. "Jam i kënaqur nga skuadra për atë çka dha në fushën e lojës kundër Lushnjës. Treguam veten dhe vërtetuam se jemi të denjë për Superiore. Shpresoj që të vazhdojmë kështu në kampionat. Për sa i përket kupës, unë nuk e kam llogaritur fare. E quaj si një detyrim që duhet përmbushur. Në ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit do të luajnë ata që nuk kanë pasur hapësira", – thotë Syla.
Erjon Hamitaj

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions