Triumfon Pedroza, në Japoni dëgjohet vetëm himni spanjoll

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Triumfon Pedroza, në Japoni dëgjohet vetëm himni spanjoll
Oct 15th 2012, 07:47

Dani Pedroza i Hondës fitoi Çmimin e Madh të Japonisë në cirkuitin e Motexhit, testi i 15-të në kampionatin botëror të MotoGP- së. Spanjolli, i cili e nisi garën nga vendi i dytë pas Horge Lorencos, e parakaloi bashkëkombësin e Yamaha-s në mesin e xhirove dhe nga ai moment ruajti epërsinë deri në finish. Një sukses i vlefshëm për Pedrozën, i cili fiton pesë pikë karshi Lorencos në renditjen e përgjithshme për pilotë, rivali kryesor në luftën për titullin botëror. Tashmë piloti i Hondës është në kuotën e 282 pikëve, ndërsa Lorenco ka 310, kur kanë mbetur vetëm tre gara nga fundi i kampionatit botëror (Malajzi, Australi dhe Valencia). Në podiumin e Çmimit të Madh të Japonisë u ngjit gjithashtu një tjetër spanjoll Alvaro Bautista, protagonist i një dueli të gjatë me Kel Kraçlou. Britaniku i Yamaha-s u tradhtua nga një defekt mekanik në xhiron e fundit dhe nuk ishte në gjendje që ta përfundonte garën. Doviciozo u rendit i katërti, Stoner i pesti, ndërsa Valentino Rosi e mbyll në vend të shtatë. Për Pedrozën kjo ishte fitore e katërt në pesë garat e fundit. “Sot kemi bërë atë për të cilën kishim më tepër nevojë. Është për të ardhur keq që nuk shikon ndonjë pilot tjetër pas nesh. Në çdo garë që unë kam fituar Lorenco është renditur i dyti. Por, gjithsesi, është një ndjesi e veçantë kur arrin të fitosh dhe ne e bëmë sot sërish realitet”, – tha Dani Pedroza. Ndërsa Lorenco, kampioni i botës në 2010- ën, i cili dështonte për herë të pestë për ta finalizuar me sukses “pole position”, tha: “Sot u përpoqa në maksimum ndaj Pedrozës, por ishte e pamundur, ndoshta herën tjetër. Por sigurisht që kampionati botëror tani është edhe më afër. Të dy jemi kompetitivë dhe i kemi mundësitë për të fituar”.

Radha e mbërritjes
PILOTI  KOHA
1. D.Pedroza 42’31.569
2. H.Lorenco +4.275
3. A.Bautista +6.752
4. A.Doviciozo +16.397
5. K.Stoner +20.566
6. S.Bradl +24.567
7. V.Rosi +26.072
8. N.Hejden +36.724
9. K.Nakasuga +36.794
10. H.Barbera +1’10.729
11. K.Abraham +1’15.658
12. A.Espargaro +1’22.769
13. K.Eduards +1’24.968
14. Xh.Elison +1’29.388
15. M.Pirro +1’34.612
16. R.Rolfo +1’50.853

Klasifikimi i pilotëve
PILOTI  PIKËT
1. H.Lorenco 310
2. D.Pedroza 282
3. K.Stoner 197
4. A.Doviciozo 192
5. A.Bautista 144
6. V.Rosi 137
7. K.Kraçlou 135
8. S.Bradl 125
9. N.Hejden 101
10. B.Spajs 88
11. H.Barbera 70
12. A.Espargaro 55
13. R.DE Puniet 53
14. K.Abraham 37
15. Xh.Hernandez 28
16. M.Pirro 26

Klasifikimi i konstruktorëve
SKUDERIA PIKËT
1. Honda 337
2. Yamaha 326
3. Ducati 161
4. ART/Aprilia 79
5. BQR-FTR/Kawasaki 33
6. FTR/Honda 26
7. Suter/BMW 25
8. Ioda/Aprilia 9

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions