Xho Hart, pasuesi i Iker Kasijasit te Reali

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Xho Hart, pasuesi i Iker Kasijasit te Reali
Oct 13th 2012, 15:49

Zhoze Murinjo është në dilemë për të ardhmen e tij. Ai duhet të zgjedhë midis një aventure të gjatë te Reali i Madridit dhe një largimi të parakohshëm në fund të sezonit. Nëse vendos të qëndrojë edhe shumë vite të tjerë, atëherë ai duhet të nisë një “spastrim” të rebelëve brenda ekipit. Kjo nënkupton largimin e disa prej futbollistëve që janë kundër ideve të tij dhe bëhet fjalë, as më pak e as më shumë, por për ikona si Serxhio Ramos dhe Iker Kasijas. Mësohet se “Speciali” ka bërë gati në letër një plan të mirëfilltë edhe për zëvendësuesit e tyre. Zbulohet se ai ka përzgjedhur portierin e Mançester Sitit, Xho Hartin, për të zënë vendin e Kasijasit. Nëse e marrin në merkaton e verës, anglezi do luajë si titullar, ndërsa veterani do qëndrojë në stol. Duke mos pranuar këtë vendim, ky i fundit do të jetë më i prirur për t’u larguar nga klubi. Kjo taktikë është përdorur rëndom kohët e fundit, me lojtarë si Nesta apo Del Piero.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions