Zelanda e Re i mbyll derën Majk Tajsonit

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Zelanda e Re i mbyll derën Majk Tajsonit
Oct 4th 2012, 08:12

Qeveria e Zelandës së Re i ka mohuar hyrjen në shtetin e saj Majk Tajsonit, për shkak të dënimit me përdhunim. Ish-kampioni i botës në boks në vitin 1992 u dënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gjashtë vjet në burg për përdhunimin e një 18-vjeçareje. Sipas ligjit në fuqi të Zelandës së Re, viza i refuzohet kujtdo që bën kërkesë të hyjë në këtë shtet, nëse në të kaluarën e tij është dënuar në më shumë se pesë vjet, përveç rrethanave të veçanta. Tajson kishte planifikuar të merrte pjesë në një aktivitet bamirësie “Dita e Kampionëve”. Ishte pikërisht promotori i eventit “Life Education Trust” ai që e kishte ftuar, por që ishte tërhequr në minutat e fundit. “Duke qenë se ‘Trust’-i nuk e mbështet eventin, mora vendim që të anuloj vizën, – tha ministri i Emigracionit, Keit Uilkinson. – Letra e mbështetjes nga ‘Trusti’ ishte një faktor i rëndësishëm në miratimin e aplikimit”. Kundër hyrjes në Zelandën e Re të “Majkut të Hekurt” është shprehur në ditët e fundit edhe kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Kei: “Unë nuk e kuptoj se përse ne duhet të lejojmë të hyjë dikush në vendin tonë me akuza të rënda për dhunë ndaj grave, edhe pse kjo ka ndodhur shumë kohë më parë”. Në pritje janë edhe autoritetet australiane në lidhje me kërkesën e Tajsonit për të hyrë në këtë shtet. Tajson u dënua me gjashtë vjet burg për përdhunim ndaj një 18-vjeçareje në një dhomë hoteli, “Indianapolis”. Ai bëri tri vite burg dhe më pas u lirua me kusht. Para se viza e tij të anulohej, Tajson i njohur në të kaluarën e tij në ringun profesionist si “Njeriu më i lig i planetit” do të deklaronte: “Më vjen keq se ata ndihen të zhgënjyer dhe unë jam vetëm duke jetuar jetën time”. 46- vjeçari i lindur në Broklin, me emrin e dytë Malik Abdul Aziz, zhvilloi 58 duele, nga të cilat 50 i mbylli me fitore (44 me nokaut) dhe gjashtë humbje.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions