Ardian Krasniqi, në gjurmët e xhaxhait Luan

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Ardian Krasniqi, në gjurmët e xhaxhait Luan
Nov 6th 2012, 10:14

Luan Krasniqi vlerësohet si boksieri më i mirë shqiptar. Në të njëjtët hapa po ecën edhe nipi i tij, Ardian Krasniqi. 16-vjeçari është motivuar mjaft për t’u marrë me boks ndërsa ndiqte xhaxhanë në ring. Ai është ende në fillim të karrierës, por po jep sinjale se do të ketë një karrierë të madhe. “Xhaxhai im, Luani, ka arritur majat botërore. Për mua është një rrugë shumë e vështirë dhe e gjatë që të arrij deri atje. Por do ta ndjek rrugën e tij, edhe pse e di se nuk do ta kem të lehtë. Ëndrra ime më e madhe është që të arrij atë që ka arritur xhaxhai im, – ka thënë Ardian Krasniqi të dielën për gazetën kosovare ‘Koha Ditore’. – Deri tani jam shumë i kënaqur me rezultatet e mia”. Ardian Krasniqi bokson në kategorinë deri në 70 kilogramë. Gjer më tani ai ka fituar katër herë titullin e kampionit të Baden Wuertemberg-ut. Ai bokson në kategorinë e të rinjve. Babai i tij, Agimi, të cilin e ka njëherësh edhe trajner, po ashtu pret shumë nga Krasniqi Jr. Në 19 duele të zhvilluara në boksin amator, Ardian Krasniqi ka regjistruar 16 fitore, ka barazuar 2 herë dhe ka humbur 1 herë. Ndërsa 41-vjeçari Krasniqi në karrierën e tij profesioniste numëron 35 duele, nga të cilat 30 i ka përfunduar me fitore (14 me KO), 4 me humbje, kurse njëra është mbyllur barazim. Luan Krasniqi boksoi për herë të fundit më 15 nëntor të vitit 2008 për titullin WBO Intercontinental, por u mund me nokaut në raundin e tretë nga gjermani Aleksandër Dimitrenko.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions