Basket: Apolonia tjetër formalitet, nuk fal as Flamurtari

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Basket: Apolonia tjetër formalitet, nuk fal as Flamurtari
Nov 24th 2012, 11:19

Tashmë fitoret e Apolonisë nuk çudisin askënd. Me një impenjim të nivelit mesatar, kampionet në fuqi e menaxhuan ndeshjen ndaj korçareve në mënyrën e tyre. Ishte rasti më i mirë për të aktivizuar të gjitha lojtaret e stolit, pasi Skënderbeu dihej se nuk ka këllqe për t'i rezistuar një ekipi të mirëorganizuar si Apolonia. Dy periodat e para përcaktuan edhe rrjedhën e lojës. Bruna Hyka (Komti) mbetet kualiteti më i sprovuar i Apolonisë, duke mos anashkaluar Mehmetin, Aliajn dhe Qypin. 49-35 janë shifrat e fiksuara në pjesën e parë. Në dy periodat e fundit, Apolonisë nuk i interesonte thellimi i avantazhit, sesa aktivizimi i të rejave si Lera, Kica, Hyskaj, Mili, Selmanaj etj. Mban ritmin e kampioneve edhe Flamurtari me Elbasanin 60-69, e vlefshme për javën e 4- t në transfertë. E para ka përfunduar e barabartë 18-18, duke treguar që në fillim se kjo sfidë do të jetë e rivalizuar deri në fund. Në të dytën janë vendëset ato që tregohen më të sakta në tabelë, pasi e fitojnë atë periodë 15-11, me Rusin që bëri diferencën në lojë. Por, në dy periodat e fundit "zgjohen" vajzat e Flamurtarit, të cilat përmbysin gjithçka. Vlen për t'u theksuar se nga të dyja skuadrat u humbën shumë topa në tabelë. Kamza Basket realizon një tjetër fitore dyshe në kampionat. Ndërsa meshkujt hipotekojnë suksesin e katërt radhazi, pas rezultatit 105-51 me Partizanin, femrat bëjnë detyrën ndaj Studentit 72- 45. Tekniku Muhametaj ka përdorur gjithë arsenalin me Bilalin, Karaj, Hysenagolli e Gjonaj. Nga Partizani paraqitet mirë vetëm Gozhdari, duke shënuar një 3-pikësh. Në të dytën bëhen lëvizje lojtarësh nga Muhametaj, ku është dalluar i riu Gjoka, ndërsa nga të kuqtë dallohet Julian Hamati. Femrat në start kanë demonstruar një urim për të gjithë shqiptarët në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë me bluzat e tyre ku ishte stampuar flamuri kombëtar. Arrin fitoren e katërt radhazi edhe Klub Tirana e trajnerit Bujar Shehu në derbin me Studenti, me rezultatin 100-45.

Kamza B. – Partizani 105-51
(30-9, 21-17, 29-7, 25-18)
KAMZA BASKET: Bilali, Karaj, Hysenagolli, Domi, Gjonaj (U aktivizuan Sërbo, Llazani, Gjoka, Talelli, Selimaj, Fasllija) Trajner: A.Muhametaj
PARTIZANI: Caci, Gozhdari, Xheka, Kita, Viso (U aktivizuan Koxheri, Gjoni, Dervishi, Patoku, Hamati, Ndini, Hebaja); Trajner: G.Kavaja
GJYQTARË: G. Hoxha, G. Cici

Elbasani-Flamurtari 60-69
(18-18, 15-11, 16-18, 11-22)
ELBASANI: Dervishas, Rusta, A. Xhyra, J. Sulenji, Shati, M. Sulenji, Totolaku, Rusi, Sh. Xhyra, Lushnjari, Aliaj, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
FLAMURTARI: Myrto, Zykaj, Limaj, Rrapaj, Baxhaj, Elmazi, Demiraj, Plasa, Hysaj, Çomollari. Trajner: V. Toska
GJYQTARË: T. Hasnjoku, M. Ylli

Apolonia-Skënderbeu 82-64
(24-17, 25-18, 14-12, 19-17)
APOLONIA: Qypi, Vrapi, Mehmeti, Komti, Aliaj, Brahimi, Lera, Selmanaj, Kica, Hyskaj, Mili. Trajner: S. Kuvarati
SKËNDERBEU: S. Doja, S. Papa, E. Papa, Llazari, E. Doja, Gjika, Yzeiri. Trajner: E. Papa
GJYQTARË: G. Basho, B. Shestani

Studenti – Kamza B. 45-72
(11-11, 10-22, 8-20, 16-19)
STUDENTI: Tole, Metani, Mema, Halili, Joca. (U aktivizuan Çezma, Dragoni, Shima, Jani, Tole, Halilaj) ; Trajnere: F.Mitku
KAMZA BASKET: Vata, Memçaj, Çakiçi, Xhanaj, Ismeti. (U aktivizuan Hoxha, Matka, Lalaj, Ymeri, Ustalli, Mema, Terziu dhe Musta) Trajnere: Teuta Llanga (Terziu)
GJYQTARË: H. Trajer, J. Gogaj
B.Qesja/A.Senja/A.Dushku

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions