Borusia e Dortmundit, në kërkim të pikës së kualifikimit

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Borusia e Dortmundit, në kërkim të pikës së kualifikimit
Nov 21st 2012, 12:30

Sa pranë kualifikimit. Borusia e Dortmundit do të përpiqet t’i mbyllë që në “Amsterdam Arena” llogaritë në grupin e ferrit, duke mos e vendosur fatin e saj në përballjen me Sitin dy javë më pas. Për të prerë biletën, skuadrës së Klopit i duhet një barazim. Në Vestfali, kampionët e Gjermanisë kanë fituar me shumë vështirësi vetëm falë një goli të vonë dhe janë të përgatitur për një tjetër duel të vështirë me skuadrën që i ka marrë 4 pikë Mançester Sitit. Mario Gëce do të kërkojë golin e parë në Champions, sepse goli që shënoi në “Bernabeu” u regjistrua si autogol i Arbeloas. Sa herë që Super-Mario është në fushë këtë sezon, Borusia nuk ka humbur: 13 fitore dhe 2 barazime. “Jemi të përqendruar dhe nuk do t’i nënvlerësojmë holandezët. Ajaksi luan fort, çka e pamë që në Dortmund. Nuk do të hyjmë në fushë për një barazim, por për të fituar”, – tha Jurgen Klop, i cili ka marrë me vete në Amsterdam edhe kapitenin Sebastian Kehl. Kapiteni mungoi kundër Augsburgut dhe Grojter Fyrtit për shkak të një lëndimi në gju. Sa i përket Ajaksit, askush nuk e mendonte se ata do të ishin në valle kualifikimi pas ndeshjes së katërt. “Ne kemi ende shanse kualifikimi, por do të ishim të kënaqur edhe me një barazim. Me shumë gjasa aventura jonë do të vazhdojë në Ligën e Evropës. Por ne shpresojmë, sepse kemi luajtur 3 ndeshje fantastike. Vetëm ndaj Realit nuk kemi luajtur mirë”, – deklaroi trajneri i Ajaksit, Frenk De Bur.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions