De Bur: T’u japim një tjetër leksion anglezëve

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
De Bur: T'u japim një tjetër leksion anglezëve
Nov 6th 2012, 09:57

Askush nuk mendonte se Ajaksi do të përmbyste disavantazhin e Nasrisë dy javë më parë, duke i shënuar 3 gola. Por Frenk De Bur mendon se holandezët mund t’i kapitullojnë sërish anglezët në rast se janë mjaftueshëm agresivë edhe sot në “Etihad”. Sulmuesi i dëmtuar, Kolbain Sightorson, nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Mançesterit për shkak të një dëmtimi, por trajneri i Ajaksit nuk ka shqetësime të tjera me infermierinë. Problemi i tij i vetëm është hakmarrja që do kërkojnë kampionët e Premier Ligës, si dhe statistikat që i kanë kundër. Mançester Siti nuk po tregon formën më të mirë këtë sezon në Evropë, megjithatë ata nuk humbasin në ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s në “Etihad Stadium” që prej vitit 2008, teksa në 18 ndeshje në total kanë fituar 14 dhe kanë barazuar 4. Për më tepër, kundër skuadrave holandeze kanë një rekord perfekt (dy ndeshje me Tuenten, dy fitore). Por De Bur mendon se Ajaksi është gati t’i bëjë një tjetër surprizë Mançinit po u shfaqën më agresivë se në humbjen ndaj Viteshes javën e fundit në kampionat. “Na mungoi agresiviteti në ndeshjen kundër Viteshes, por unë jam i bindur se në ‘Etihad’ do luajmë me të njëjtin shpirt si në Amsterdam. Në ndeshjen e parë treguam se milionat nuk fitojnë në futboll. Lojtarët tanë të rinj u dhanë një leksion futbolli anglezëve. Shpresojmë ta bëjmë sërish të martën”, – tha 42-vjeçari.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions