Dino Zof: Juventusi nuk di të bëjë gol

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Dino Zof: Juventusi nuk di të bëjë gol
Nov 27th 2012, 15:10

Dino Zof shprehet se Juventusi nuk di si të shënojë. Deklarata e tij vjen pas humbjes me Milanin. “Të gjithë thanë se ishte një takim spektakolar, por mua s’mu duk i tillë. Bufon bëri dy ndërhyrje, Amelia nuk është se u impenjua shumë. Ideja ime e spektaklit është e ndryshme. Më pëlqejnë ndeshjet me shumë raste goli”, – tha tekniku italian. Ai u shpreh se Milani ndaj torinezëve bëri ndeshjen e jetës. “Juvja pati probleme në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u luajt vetëm në gjysmëfushën e kuqezinjve. Por raste të vërteta nga Juvja u krijuan pak. Ata kanë vetëm një problem, që nuk arrijnë të bëjnë gol. Ndërtojnë shumë, por nuk shënojnë”.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions