Dyshime për një parakalim të Vetel me flamuj të verdhë

Sporti Shqiptar Online
Dyshime për një parakalim të Vetel me flamuj të verdhë
Nov 30th 2012, 12:16

Përgatiti: Ledio NASE

Ferrari mund të kërkojë hetim për një manovër të parregullt të gjermanit. Kështu titulli do t'i "dorëzohej" Alonsos, ndërsa për FIA-n parakalimi është "Ok"

Dyshimet e zakonshme. Akoma nuk ishin mbyllur diskutimet rreth elasticitetit të "hundës" së Red Bull të ndeshura në Çmimin e Madh të Abu Dabit (impakti i Vetel kundër tabelës plastike), që një tjetër çështje vë në dyshim titullin e fituar nga gjermani, me një parakalim nën flamujt e verdhë që, nëse sanksionohet, do të ndërrojë vendimin e Botërorit.

Në garën kaotike të Sao Paolos, në fakt, ndërsa po kryente rikuperimin e pozicioneve drejt titullit pas incidentit në kthesën 4 me Bruno Senën, Vetel ka parakaluar disa herë në mënyrë të gabuar. Nën akuzë, këtë herë, nuk është parakalimi ndaj Kobajashit i kryer nën flamujt jo të verdhë, por verdhekuq (pistë e lagur), pra të rregullt, por ai i kryer në fazat e para të garës ndaj njërës prej makinave Toro Rosso, nën panelet e verdha të ndezura.

MANOVRA NËN AKUZË Në disa video të marra nga kamera e makinës së vetë Vetel, e shfaqur në internet dhe e përhapur tashmë pa pushim çdo orë që kalon – mbi të gjitha nga faqet spanjolle, shumë të vëmendshme mbi këtë çështje – shihet piloti gjerman që kalon Senën me dritat e verdha të hapura (pra parakalim i ndaluar), del nga kthesa gjithmonë nën flamujt e verdhë, përshkon vijën e drejtë me një Toro Rosso përballë, që parakalohet me një manovër që nis kur në largësi shihet drita jeshile përpara tij, por përpara se t'i kalonte përpara.

E gjithë kjo, me dritat e verdha akoma të ndezura në kroskotin e makinës së Vetel, që ndihmojnë pilotët të kujtojnë që ndodhen në zonën e flamujve të verdhë (pra të parakalimeve të ndaluara), dhe që fiken vetëm në korrespondencë të panelit të ndezur jeshil.

Episodi mendohet të ketë ndodhur në xhiron 4, kur Vetel ishte i 18-ti dhe po rikuperonte pozicionet, pra interpretimi i korrektesës apo jo korrektesës së tij është shumë delikat. Në fakt, parakalimi nis dhe mbyllet nën flamujt e verdhë, sepse kompletohet pak më parë se kalimi përpara panelit jeshil, i dukshëm megjithatë (të paktën ashtu duket) për pilotin, megjithëse në distancë, kur Vetel ka nisur manovrën.

SKENARËT Në këto raste është drejtuesi i garës ai që thotë fjalën e fundit mbi interpretimin korrekt, po manovra ndez debatin mbi ligjshmërinë e plotë, edhe pse ndikon në fituesin e Botërorit. Në Spanjë ky rast po përhapet, me faqe interneti që quhen qartësisht "Duhet të kishte fituar Alonso, Vetel ka parakaluar me të verdhë". Nëse ky rast do të ishte sanksionuar, në fakt, gjermani do të pësonte 20 sekonda penalizim, që do ta kishin zbritur nga vendi i 6-të në të 8-in, me titullin që do t'i jepej Alonsos për 1 pikë.

FIA: GJITHÇKA E RREGULLT Por, sipas shtypin anglez, burime nga FIA kanë konfirmuar që flamuri i verdhë në Interlagos kishte hyrë në funksion pak më parë se kthesa 3, në sektorin e komisarit të pistës 3, dhe është tërhequr 150 metra përpara kthesës 4, kur është shfaqur drita jeshile.

Megjithatë, përsëri sipas FIA-s, ka një pozicion për komisarë në pistë midis këtyre dy paneleve dhe një flamur jeshil është valëvitur në atë pikë. Sipas rregullave për Çmimin e Madh të Brazilit, nëse një flamur jeshil valëvitet përpara dritës jeshile (dhe ky ka qenë rasti i Vetel) është jeshilja e parë që ndikon. Pra, FIA nuk ka dyshime që parakalimi i Vetel të jetë i ligjshëm, dhe është kjo arsyeja se përse gjyqtarët e garës nuk janë informuar për shkeljen e mundshme.

ANKESË Një rast jashtëzakonisht i ndërlikuar edhe pse në mëngjesin e vonë të ditës së djeshme Ferrari ka patur kohë deri ditën e sotme për të prezantuar një ankesë rreth çështjes dhe verdikti final mund të zbulohet shumë shpejt. Duket megjithatë e vështirë që titulli t'i jepet Fernando Alonsos për efekt të një penalizimi postum Vetelit, që do të zbriste gjermanin në vendin e 8-të duke bërë të fitonte spanjollin për 1 pikë.

 

 

Rregullorja

Për një parakalim në prani të flamurit të verdhë, piloti ndëshkohet me një 'drive-through' ose, nëse Çmimi i Madh ka përfunduar, me 20 sekonda të shtuara kohës finale të pilotit

 

Për sa i përket ankesës, sipas nenit 179 ka qenë e mundur të prezantohet deri më sot. Pra katër komisarët prezentë në Interlagos mblidhen në Paris për ta studiuar dhe për të nxjerrë konkluzionin. Një kundër-ankesë mund t'i prezantohet Gjykatës së Apelit , që është organi i fundit gjykues

 

Është viti i Red Bull, 10 Botërore të fituar në F.1 e motorë

Jo vetëm Vetel, në 2012-ën Red Bulli ka dominuar në çdo specialitet. Strategjia e marketingut është: përdor fitoret si reklamë planetare

Më shumë se të vendosë krahët, Red Bull duke se kthen në ar gjithçka që prek. Veçanërisht në botën e motorëve. Formula 1 në fakt është vetëm maja e ajsbergut. Këtë vit marka e kanoçeve ka fituar plot 10 Botërore: Sebastian Vetel (të pilotëve F.1), Red Bull Racing (konstruktorë F.1), Sebastien Lëb (Relli), Mark Markez (Moto2), Sandro Korteze (Moto3), Kenan Sofoglu (Supersport), Toni Kairoli (cross Mx1), Mark Koma (cross country) Xhefrei Herlings (cross Mx2) e Xhakomo Redondi (Under-20 125 2T).

Një sukses që fillon pra nga makinat e mbaron te motorët  dhe që shpërblen investimin e qindra milionave në vit të "bosit" Ditrih Mateshitc, "krijuesit" të pijes energjike, njeriu i 193-të më i pasur në botë. Filozofia që qëndron në bazë të këtyre shifrave mahnitëse është aftësia e Red Bull për të pikasur talente akoma në moshë të re dhe t'i bëjnë të rriten në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i ofruar gjithë mjetet teknologjike dhe njerëzore për të cilat kanë nevojë.

Merrni rastin e Vetel: fillimisht krijoi pjekuri te Toro Rosso, filiali italian i Red Bull, dhe më pas u bashkua me skuadrën e Kristian Horner dhe Adrian Njuei, ku më në fund çeli. Po ndjekin të njëjtën rrugë edhe Daniel Riçiardo dhe Zhan Erik Vernje, dy talente me vlera absolute aktualisht te Toro Rosso, por që pas disa vitesh mund të jenë pjesë e skuadrës kampione të botës. Investimi vetëm në F.1 është 200 milionë euro. Një tjetër pilot që ka një të ardhme të siguruar është rusi Danil Kviat, fitues i këtij viti i Formula Renault 2.0.

Motoçiklizëm Në Botëroret e shpejtësive Red Bull është tashmë një prezencë e vazhdueshme prej shumë vitesh ku ka marrë nën kujdesin e saj Kejsi Stonerin, Dani Pedrozën dhe Stefan Bradëllin në klasin mbretëreshë.

Kënaqësitë më të mëdha, megjithatë, në këtë sezon i ka marrë nga kategoritë inferiore: fenomeni i ri spanjoll Markez ka fituar kampionatin e Moto2 dhe për të ka pritshmëri të mëdha rreth debutimit në MotoGP me Hondën zyrtare në krah të Pedrozës; ndërsa gjermani me origjinë italiane Korteze është shpallur kampion në Moto3.

 

SHIFRA

4,6 pijet energjike

Shifra, në miliarda, paraqet shitjen e kanoçeve të Red Bull nëpër botë gjatë 2011-ës

 

600 atletët

Kaq janë atletët e sponsorizuar nga shoqëria austriake, në të gjitha nivelet dhe në çdo sport

 

200 Formula 1

Investimi për dy skuadrat, Red Bull dhe Toro Rosso, është vlerësuar përreth 200 milionëve

 

50 Baugartner

Kaq ka kushtuar në milionë euro arritja nga Feliks Baumgartner, duke u lëshuar nga 39.043 metra. Fitimet publicitare kanë vlerësuar në disa miliarda

 

Vetel: E respektoj Alonson

I përpiktë si në 2010-ën dhe në 2011-ën, sapo i rikthyer në Europë, Sebastian Vetel ka shkuar në fabrikën e Milton Kejns, në Britaninë e Madhe, selinë e Red Bull Racing për të përshëndetur dhe falënderuar stafin e skuadrës (që pasi kanë kontribuar në sukses kanë marrë një shpërblim shtesë prej 1.100 paundësh, 1.362 euro). "është normale të jem këtu, kjo është shtëpia jonë, ndodhem në mes të njerëzve që më pak mbështetur gjithë vitin – ka shpjeguar kampioni i botës -.

Ajo që kam arritur në Brazil është diçka e veçantë, mjafton të shihen statistikat. Alonso? Kam respekt për të, është një luftëtar dhe njëri prej më të mirëve". Titulli ka ardhur ndër të tjera në përfundim të një sezoni të vështirë: "Mësimi më i madh që kam marrë është që çdo pikë është e rëndësishme.

Por nuk është e vërtetë që në 2011-ën fitorja ishte një shëtitje. Edhe vitin e ardhshëm na është dashur të punojmë fortë, nuk kemi shkuar kurrë në garë me idenë e kishim fitoren të sigurt". Për Kristian Horner "rritja e Vetel si person shkon paralel me atë të eksperiencës së tij". Kreu i Red Bull shikon edhe nga 2013-ta ku do të përballet me "një McLaren më të dobët pa Hemiltonin".

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions