Federata e Peshëngritjes: Në zgjedhje, delegatë anonimë

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Federata e Peshëngritjes: Në zgjedhje, delegatë anonimë
Nov 14th 2012, 11:12

Pas akuzave të ngrit ura një ditë më parë nga disa prej anëtarëve të saj për manipulim të zgjedhjeve më 16 nëntor, Federata e Peshëngritjes ka garantuar se do të respektojë statutin e firmosur nga ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, më 17 shkurt të 2011-s. Në një deklaratë për shtyp ajo deklaron se është bazuar në kreun II, neni 4, pika 1: ku anëtarët e FSHP-së duhet të jenë persona fizikë ose juridikë të klubeve sportive, shoqatave, si dhe individë sportistë, trajnerë, gjyqtarë, veteranë, anëtarë të shquar me titull nderi, dashamirës të sportit, dhurues dhe bamirës, të cilët pranojnë aderimin pranë saj, duke respektuar statutin dhe rregulloret e FSHP-së. Gjithashtu, federata siguron se ka marrë në konsideratë edhe nenin 15, ku shkruhet se çdo klub sportiv ka një delegat, çdo shoqatë sportive ka një delegat, çdo shoqëri ka një votë dhe çdo delegat ka të drejtën e një vote. “Nga sa më sipër, të drejtë vote kanë klubet sportive, të cilat kanë bërë anëtarësimet përkatëse si vijon: Vllaznia, Partizani, Studenti, Tirana, Dinamo, Sukthi, Teuta, Mjeshtëria Sportive Durrës, Tomori, Apolonia, Flamurtari, Ismail bej Vlora, Shkumbini, Elbasani, Shtërmeni dhe Skënderbeu”, thuhej në deklaratën e Federatës. Në vijim të reagimit, FSHP-ja ka zbardhur edhe listën e plotë të anëtarëve me të drejtë vote, përkatësisht Asim Belinova (Vllaznia), Haki Agalliu (Studenti), Esat Ademi (Tirana), Sokol Bishanaku (Partizani), Elvis Vulka (Dinamo), Kreshnik Leka (Mjeshtëria Sportive Durrës), Besnik Psatha (Teuta), Ilir Topuzi (Elbasani), Mikel Lundraxhiu (Shkumbini), Hysen Cenaj (Flamurtari), Kastriot Rukaj (Ismail bej Vlora), Sotiraq Nunka (Skënderbeu), Bashkim Nikolla (Sukthi), Leonard Toska (Shtërmeni), Bujar Hoxha (Tomorri) dhe Luftar Paja (Apolonia). Ndërsa ka shprehur dyshime në përzgjedhjen e delegatëve nga Apolonia (të Artistit të Popullit), Tomorit (një tregtar shumice sipas federatës) dhe Skënderbeut (këtë të fundit e quan anonim), FSHP-ja konfirmon se asnjë prej këtyre të treve nuk ka qenë anëtar i saj. “Palët e interesuara të jenë të përmbajtura dhe korrekte. Primare është statuti dhe vota e lirë dhe transparente që do të triumfojnë mbi aludimet parazgjedhore”.

Denoncimi
“Po shikojmë që procesi zgjedhor nuk është korrekt, përkundrazi, po konstatohen tentativa për manipulime. Kemi informacione që ekipe fantazmë, të regjistruara në kundërshtim me rregulloren, si Dinamo, Sukthi dhe Mjeshtëria Sportive, do të marrin pjesë në këtë Asamble Zgjedhore. Nuk mund të përfshihen në një proces të tillë klube që, përveçse nuk kanë sportistë të licencuar në radhët e tyre”, – thuhej në denoncimin e bërë nga një pjesë e komunitetit të peshëngritjes.

LISTA E DELEGATËVE
Asim Belinova, Haki Agalliu, Esat Ademi, Sokol Bishanaku, Elvis Vulka, Kreshnik Leka, Besnik Psatha, Ilir Topuzi, Mikel Lundraxhiu, Hysen Cenaj, Kastriot Rukaj, Sotiraq Nunka, Bashkim Nikolla, Leonard Toska, Bujar Hoxha, Luftar Paja

LISTA PËR ANËTARË KRYESIE
Asim Belinova, Bashkim Nikolla, Besnik Psatha, Ilir Topuzi, Kastriot Rukaj, Haki Agalliu, Hysen Cenaj, Leonard Toska, Muhamet Rapi, Klaus Toska, Muharrem Berisha, Luftar Paja, Bujar Hoxha
OLGERT SERANI

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions