FIFA shpall listën e mesfushorëve më të mirë, dominon La Liga

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
FIFA shpall listën e mesfushorëve më të mirë, dominon La Liga
Nov 27th 2012, 10:28

Ksabi Alonso, Ksavi Hernandez, Andres Iniesta, Cesk Fabregas, Buskets, Ozil dhe Modriç janë mes 15 lojtarëve të parazgjedhur nga FIFA si kandidatët për mesfushorin më të mirë të vitit 2012. Dominon La Liga, e cila përfaqësohet me 7 futbollistë, ndërkohë që pas tyre vjen Premier Liga me 5 lojtarë: Xherrard, Lampard, Silva, J.Ture dhe Hazard. Seria A përfaqësohet vetëm nga Pirlo. Zyrtarizimi i kandidatëve të mesfushorëve më të mirë vjen pasi ishte bërë publike edhe lista me 5 portierë dhe 20 mbrojtës. Lista me 15 sulmuesit kandidatë pritet të shpallet në FIFA.com më 29 nëntor. Kandidatët për mesfushorin më të mirë vijojnë si më poshtë: Alonso, Buskets, Fabregas, Xherrard, Hazard, Iniesta Lampard, Modriç, Ozil, Pirlo, Riberi, Silva, Shvajnshtaiger J. Ture dhe Ksavi Hernandez.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions