Galiani: Kasano më tërboi me mesazhe për t’u larguar

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Galiani: Kasano më tërboi me mesazhe për t'u larguar
Nov 28th 2012, 13:14

“Tani që era ndryshoi, shpresojmë të zgjasë sa më shumë”. Kështu e ka komentuar fitoren e Milanit kundër Juventusit, Adriano Galiani: “Ky fillimsezoni ka qenë tepër i vështirë, por më në fund siguruam kualifikimin në 1/ 8-at e Champions-it dhe mundëm kryesuesen e kampionatit italian”. I vetmi problem aktual në shtëpinë kuqezi është çështja “Pato”: “Braziliani më ka kërkuar që të luajë dhe jo të ikë, ndërsa Kasano më dërgonte çdo ditë ‘sms’ që të largohej. Mesazhet e tij nuk pushonin së ardhuri në telefonin tim dhe për pak sa nuk u çmenda nga to”. Galiani zbulon strategjitë e Milanit në merkato, duke lënë të kuptohet se dikush do të largohet në janar: “Kemi 30 lojtarë të mirë dhe dy talente si Valoti dhe Karmona. Braida çdo ditë më flet për futbollistë të rinj, madje dje e përzura nga zyra. Në fillim duhet të shesim, pastaj të blejmë”. Galiani e ka justifikuar kështu shitjen e Ibrahimoviç: “Ishte një luks ndaj të cilit nuk mund të rezistonim. Pastaj, po të kishte qenë suedezi El Sharaui, nuk do të kishte shpërthyer”. Në përfundim Galiani lavdëron Berluskonin: “Për 26 vjet falë tij kemi pirë vetëm shampanjë. Ndoshta tani nuk pimë shampanjë, por jetojmë mirë. Kështu që nuk kam ndër mend të largohem kurrë nga Milani”.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions