Kamza Basket shkërmoq Skënderbeun në start

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Kamza Basket shkërmoq Skënderbeun në start
Nov 6th 2012, 10:18

Si një ekip kombëtar paraqitet Kamza Basket në këtë fillimsezoni, pas dy blerjeve të fuqishme nga kampionët në fuqi të ishkapitenit Erkand Karaj dhe Endrit Hysenagolli. Dhe këtë e tregoi dje në mbrëmje, në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë, duke korrur një fitore të thellë kundër skuadrës korçare, 126-62. Që në periodën e parë ekipi kamzali thellon diferencën pas një rezistence jo shumë të gjatë të ekipit mik, që vetëm një herë e pa veten në epërsi, kur rezultati ishte 12-13 për ta. Më pas çdo gjë ka folur për ‘armatën’ e kombëtares, Bilali, Hysenagolli, Karaj e Gjonaj, të cilët nuk janë kursyer me koshat e tyre nga perioda në period duke regjistruar një fitore të thellë prej 64 pikësh diferencë. Pikëshënuesi më i mirë në këtë ndeshje, ka qenë pikërisht Hysenagolli. Pas ndeshjes Adem Muhametaj, trajner i Kamza Basket, është shprehur: “Kemi tre vjet që kemi punuar për të krijuar këtë grup lojtarësh dhe me dy prurjet e reja ekipi ynë ka marrë formën e plotë. Këtë sezon ne synojmë trofetë. Për këtë një mbështetje të madhe ka dhënë vetë kryebashkiaku Mziu, që na ka qëndruar vazhdimisht pranë dhe ka investuar shumë për këtë sport jo vetëm financiarisht por edhe në infrastrukturë. Së shpejti Kamza do të ketë edhe pallatin e sportit me 350 vende”. Edhe sfida e femrave ka pasur për fitues sërish Kamza Basket. Vendëset që në minutat e para të debutimit të 2012-2013, falë formës shumë të mirë të kapitenes Aida Vata dhe Brikena Çakiçit, kanë siguruar një fitore të shkëlqyer ndaj korçareve duke mos e diskutuar për asnjë çast ndeshjen. Në të katër periodat, superiore ka qenë Kamza Basket. Në startin e ndeshjes, pas 12 pikësh radhazi të vajzave të drejtuara nga trajneria Teuta Llanga, Skënderbeu do të shënonte dy pikët e para. Në takimin e djeshëm kanë spikatur nga kamzaliet Vata, Çakiçi, Ismeti, ndërsa nga korçaret Yzeiri, A.Daja dhe Llazari.

Kamza Basket – Skënderbeu 126-62
(27-17, 28-12, 38-13, 33-20)
KAMZA BASKET: Bilali, Gjonaj,
Talelli, Hysenagolli, E.Karaj. (U
aktivizuan: Sërbo, Llazani, Domi,
Gjoka, Selimaj, Fasllija).
Trajner: A.Muhametaj
SKËNDERBEU: Shehi, Qeleshi,
Lako, Proko, Habip (U aktivizuan:
Topi, Thanas, Duci, Jakova,
Bajrami). Trajner: I.Nika
GJYQTARË: G. Basho, H. Trajer

Kamza Basket – Skënderbeu 64-40
(18-9, 21-12, 14-9, 11-10)
KAMZA BASKET: Xhanaj, Çakiçi,
Vata, Memia, Ismeti. (U aktivizuan:
Hoxha, Matko, Lalaj, Ymeri,
Ustalla, Memçaj, Sinani, Terziu).
Trajnere: T.Llanga (Terziu).
SKËNDERBEU: E.Papa, S.Papa,
Gjika, A.Daja, Llazar. (U aktivizuan:
Aliu, Çyreku, E.Daja,
Dyrmishi, Koçi, Leska, Qemali,
Yzeiri). Trajner: E.Papa.
GJYQTARË: S. Halili, J. Tolaj
ABDULLA DUSHKU

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions