Nasri beson ende: Do të kualifikohemi

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Nasri beson ende: Do të kualifikohemi
Nov 6th 2012, 11:32

Samir Nasri këmbëngul se Mançester Siti do të gjejë forcë për t’u ngritur dhe kualifikuar në Grupin D, pavarësisht se janë të fundit. “Unë jam i sigurt se humbja me Ajaksin në ‘Amsterdam Arena’ ishte vetëm një rastësi. Mançester Siti do të fitojë në ‘Etihad’ dhe pastaj do të luajë dy shanset e fundit kundër Realit dhe Borusias, dy rivalëve direkt për të prerë biletën e kualifikimit. Në kampionat jemi ende të pamposhtur, por këtë qëndrueshmëri duhet ta tregojmë edhe në Champions. Nuk mund të ankohemi për fatin e grupit të vështirë, sepse kjo do të thotë të mos e shohësh realitetin në sy. Nëse do që ta fitosh Champions-in, atëherë duhet të mundësh skuadrat më të forta”, – deklaroi fantazisti francez.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions