Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Nov 29th 2012, 14:18

FIFA ka zbuluar të enjten nga Sao Paulo emrat e tre finalistëve për çmimin prestigjioz individual "Topi i Artë", për vitin 2012. Kristiano Ronaldo i Realit të Madridit dhe dueti i Barcelonës, Lionel Mesi-Iniesta, do ta vijojnë garën në këtë drejtim për t'u shpallur më i miri më 7 janar në mbrëmjen gala që do të zhvillohet si zakonisht, në Zyrih të Zvicrës. Sikurse duket, dy gjigandët e futbollit spanjoll do ta vijojnë antagonizmin e madh mes tyre edhe në këtë drejtim, me argjentinasin e Barcës që synon ta fitojë këtë trofe për herë të katërt radhazi, ndërsa Iniesta s'e ka shijuar asnjëherë më parë. Portugezi i Realit e ka fituar atë në vitin 2008. Në njëfarë mënyre historia përsërit vetveten. Siç ishte rasti në edicionin e kaluar, kur dy lojtarë të Barcelonës rivaizonin me Ronaldon, Ksavi dhe Mesi: Me këtë të fundit triumfator në fund, edhe kësaj here lufta zhvillohet në këtë aks për "Ballon d’Or 2012". Leo Mesi, fituesi i tri edicioneve të fundit, do të jetë sërish më i preferuari, sipas të gjitha gjasave. Më shumë se 80 gola të shënuar prej tij në vitin 2012 duket se do ta bëjnë atë lojtarin e parë në historinë e këtij çmimi, që mund ta fitojë "Topin e Artë" katër herë radhazi. Mesi më herët fitoi edhe trofeun e "Lojtarit më të mirë në Evropë" për këtë vit, të akorduar nga UEFA. Rivali i argjentinasit është shoku i skuadrës, Andres Iniesta. Mesfushori i Barcelonës mbështetet nga votuesit për këtë çmim referuar asaj që paraqiti edhe në finalet e "Euro 2012", ku Spanja u rikonfirmua si kampione e Evropës. Poortugezi Ronaldo ka jo pak kredenciale pozitive, teksa është më së shumti meritë e tij fitimi i titullit prej Realit të Madridit në La Liga, sezonin e shkuar.
"Topi i Artë" është trofeu më prestigjioz që mund të marrë, individualisht, një lojtar futbolli.Çmimi u dha për herë të parë në vitin 1956, ndërsa vazhdon të ekzistojë tejet i lakmuar nga të gjithë deri më sot. Fillimisht, dhe për shumë vite, vetëm lojtarët evropianë mund ta aspironin atë. Kjo do të thotë se nuk mund të fitohej nga lojtarë të tjerë klasi, si Pele apo Maradona. Johan Krujf, Mishel Platini, Marko Van Basten dhe Leo Mesi janë lojtarët, që e kanë ngritur më shumë herë çmimin e lakmuar (nga tri herë secili). Platini dhe Mesi janë të vetmit që e kanë fituar "Topin e Artë" në tri sezone të tij radhazi. Mesi mund t'i tejkalojë të gjitha të dhënat në këtë edicion, nëse e fiton sërish dhe kompleton "pokerin", si askush më parë. Vetëm një portier, në historinë e këtij cmimi, ka fituar dy "Topa të Artë". Bëhet fjalë për ish-gardianin e ish-Bashkimit Sovjetik, Lev Jashin, i njohur edhe si “macja e zezë”. Sa u përket mbrojtësve, vetëm katër kanë arritur ta bëjnë të vetin këtë trofe prestigjioz: Franc Bekenbauer (dy herë), Matias Samer dhe Fabio Kanavaro (nga një herë). Lojtari më i ri që e ka fituar çmimin në fjalë ka qenë Ronaldo, vetëm 21 vjec e 3 muajsh.


Plamaresi i "Topit të Artë"

Viti

Fituesi

2011

Leo Messi

2010

Leo Messi

2009

Leo Messi

2008

Cristiano Ronaldo

2007

Kaká

2006

Fabio Cannavaro

2005

Ronaldinho

2004

Andriy Shevchenko

2003

Pavel Nedved

2002

Ronaldo

2001

Michael Owen

2000

Luis Figo

1999

Rivaldo

1998

Zinedine Zidane

1997

Ronaldo

1996

Matthias Sammer

1995

George Weah

1994

Hristo Stoichkov

1993

Roberto Baggio

1992

Marco Van Basten

1991

Jean-Pierre Papin

1990

Lothar Matthaüs

1989

Marco Van Basten

1988

Marco Van Basten

1987

Ruud Gullit

1986

Igor Bélanov

1985

Michel Platini

1984

Michel Platini

1983

Michel Platini

1982

Paolo Rossi

1981

Karl-Heinz Rummenigge

1980

Karl-Heinz Rummenigge

1979

Kevin Keegan

1978

Kevin Keegan

1977

Allan Simonsen

1976

Franz Beckenbauer

1975

Oleg Blojín

1974

Johan Cruyff

1973

Johan Cruyff

1972

Franz Beckenbauer

1971

Johan Cruyff

1970

Gerd Müller

1969

Gianni Rivera

1968

George Best

1967

Flórián Albert

1966

Bobby Charlyon

1965

Eusébio

1964

Denis Law

1963

Lev Yashin

1962

Josef Masopust

1961

Omar Sívori

1960

Luis Suárez

1959

Alfredo Di Stéfano

1958

Raymond Kopa

1957

Alfredo Di Stéfano

1956

Stanley Matthews

 

Guardiola-Mourinjo-Del Boske, për "trajner të vitit"
Trajnerët aktualë të Real Madridit dhe Spanjës, si dhe ish-tekniku i Barcelonës janë në fazën finale për të fituar çmimin e "trajnerit më të mirë" për vitin 2012. Guardiola e la postin e tij në krye të Blaugranëve në fund të sezonit të kaluar, duke vulosur gjithçka me fitimin e Kupës së Mbretit, pas suksesit 3-0 ndaj Atletiko Bilbaos në finale. Ndërkohë, Mourinjo ka gëzuar një vit fantastik, duke e udhëhequr Real Madridin në fitimin e titullit në La Liga, por edhe duke e bërë këtë me një record pikësh. Së fundi, Del Boske e çoi Spanjën në fitimin e titullit të tretë radhazi. Pas "Euro 2008" dhe Botërorit 2010, "La Roja" bëri të vetin edhe Kampionatin Evropian të këtij viti, një sukses i trefishtë radhazi që s'e ka arritur askush tjetër më parë, në këtë rang ndërkombëtar. Mourinjo u zhvendos në Madrid pasi pati sukses të trefishtë me Interin në vitin 2010, ndërsa Guardiola ka marrë shumë trofe në "Kamp Nou", ndër të cilët tituj në La Liga dhe sukses të dyfishtë në Ligën e kampioneve. Fituesi do të zbulohet në mbrëmjen gala të "Topit të Artë", përmes një shfaqjeje televizive në Zyrih, më 7 janar 2013.

Falkao-Nejmar-Stoch, për ‘FIFA Puskas Award’
Ndërkombëtari nga Kolumbia kandidon për çmimin në fjalë, atë të golit më të bukur për vitin 2012, por do të ketë konkurrencë të fortë nga sulmuesi i talentuar brazilian dhe anësori sllovak. Falkao ka shënuar një mori golash në këtë vit kalendarik, por ka qenë i nominuar në "’FIFA Puskas Award’" për golin e tij akrobatik, shënuar me skuadrën e Diego Simeones kundër America de Cali. Nejmar, ndërkohë, e ka fituar këtë çmim vitin e kaluar për një gol të realizuar kundër Internacionalit në mars. Së fundi, Stoch ka shënuar një gol të pabesueshem për skuadrën nga Stambolli (Fenerbahce) kundër Genclerbirligisë, tetë muaj më parë. Çmimi në fjalë akordohet në nder sulmuesit legjendar hungarez, Pushkash, dhe është themeluar në vitin 2009. Për herë të parë u fitua nga Kristiano Ronaldo, me golin e tij për Mancester Junajtid, shënuar kundër Portos. Hamit Altintop është lojtari tjetër që e ka fituar këtë çmim, para se Nejmari ta bënte të vetin vitin e kaluar.

Mesi dhe Ronaldo prijnë për "sulmin më të mirë"
Portugezi dhe Argjentinasi janë kandidatë në repartin e sulmit, për të qenë pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2012. Krahas tyre garojnë edhe Serxhio Aguero, Edison Kavani, Radamel Falkao dhe Robin Van Persi, si pjesë e 15 kandidatëve për një vend në sulmin më të mirë të këtij viti.
Lista prej nga do të dalë edhe reparti ofensiv i vitit është si më poshtë:
Cristiano Ronaldo (Portugal, Real Madrid), Lionel Messi (Argentina, Barcelona), Sergio Aguero (Argentina, Manchester City), Mario Balotelli (Italy, Manchester City), Karim Benzema (France, Real Madrid) Edison Cavani Uruguay, Napoli), Dider Drogba (Cote d’Ivoire, Shanghai Shenhua) , Samuel Eto’o (Cameroon, Anzhi Makhachkala), Radamel Falcao (Colombia, Atletico Madrid), Mario Gomez (Germany, Bayern Munich), Zlatan Ibrahimvic (Sëeden, Paris Saint-Germain), Neymar (Brazil, Santos), Robin Van Persie (Netherlands, Manchester United), Ëayne Rooney (England, Manchester United), Luis Suarez (Uruguay, Liverpool)

 

 

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions