Pavarësia mbledh KOKSH-in dhe Kosovën

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Pavarësia mbledh KOKSH-in dhe Kosovën
Nov 6th 2012, 10:13

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës do të zhvillojnë një Tryezë të Rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha federatave sportive shqiptare dhe kosovare. Aktiviteti do të zhvillohet në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave respektive, shkëmbimin e eksperiencave dhe do të shërbejë si element motivues për rritjen e rolit dhe njohjen e federatave sportive kosovare në arenën ndërkombëtare. Takimi do të zhvillohet në Prizren më 10 nëntor, ora 12:00. Sipas KOKSH-it, është planifikuar që gjatë këtij takimi të nënshkruhet Protokoll Marrëveshje e Bashkëpunimit ndërmjet dy Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe i njëjti shembull do të ndiqet nga federatat respektive. Pak ditë më parë, Komisioni Teknik i KOKSH-it dhe përfaqësues të federatave sportive zhvilluan një takim të përbashkët në lidhje me pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013?. Ky takim ishte një rikujtim për federatat, pasi deri më datë 10 nëntor KOKSH-i duhet të bëjë regjistrimin sipas sportit pranë organizatorëve. Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte aspekti financiar i federatave, pavarësisht se në kalendarin e tyre vjetor e kanë vlerësuar pjesëmarrjen në “Mersin 2013″. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të MTKRS-së për të dhënë rekomandimet e tyre në Lojërat Mesdhetare, porse nuk ishin prezent në takim.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions