Rosi: Zgjedhja e Dukatit, gabimi më i madh i karrierës

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Rosi: Zgjedhja e Dukatit, gabimi më i madh i karrierës
Nov 8th 2012, 08:30

Gara e Valencias është e fundit për Valentino Rosin me Dukatin. Piloti italian, në sezonin e ardhshëm do të garojë për skuterin e Jamahës, ku do të formojë një dyshe me kampion e ri të botës, Horge Lorenco. Në një intervistë për revistën “Sport Magazine”, Rosi ka bërë bilancin e dy viteve te Dukati, duke u shprehur: “Në karrierën time nuk kisha gabuar kurrë. Zgjedhja për të garuar me Dukatin është gabimi im i vetëm. Sot kemi po të njëjta probleme që kemi pasur edhe në fillim kur erdha këtu. Kam përshtypje se kam humbur shumë kohë te kjo skuteri. Vetëm Stoner arrin që të shprehet mirë te ky motor dhe për këtë duhet ta përgëzoj, pasi nuk është e lehtë”. Më tej, “doktori” ka komentuar rikthim te Jamaha, duke deklaruar: “Pas garës së Valencias do të rikthehem te Jamaha, ku do të bëj disa teste, që për mua janë shumë të rëndësishme. Aty mund të kuptoj shumë gjëra, por jam i vetëdijshëm që do të më presë një sfidë e vështirë”. Rosi më tej ka kërkuar të mbetet i përqendruar te Gran Prix-i i fundit: “Valencia nuk është nga pistat e mia të preferuara. Është një cirkuit i vogël, që është shumë e vështirë dhe nuk të mundëson të japësh maksimumin. Do të jetë një fundjavë jo e lehtë, por sigurisht do të kërkoj të bëj maksimumin për ta mbyllur denjësisht eksperiencën time te kjo skuadër”, përfundoi Rosi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions