Shvajni: Në derbi na thyen këmbët, ata bënë lojë të pistë

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Shvajni: Në derbi na thyen këmbët, ata bënë lojë të pistë
Nov 19th 2012, 12:30

Derbi i 185-të bavarez mes Nurenbergut dhe Bajernit të Mynihut u mbyll me përplasje të ndërsjella verbale. Dy ditë pas asaj sfide, zëvendëskapiteni i rekordmenëve, Bastian Shvajnshtaiger, e ka kritikuar ashpër lojën e Nurenbergut, por ndaj tij nuk kanë munguar kundërpërgjigjet. “Lojtarët e Nurenbergut përpiqeshin të ndikonin te vendimet e gjyqtarëve. Ata zhvilluan një lojë shumë të shëmtuar, pasi kërkonin që të na provokonin pas faulleve që na shkaktonin. Ndërhyrjet që bënin, ishin tejet të ashpra. Dukej sikur po luftonin me jetën. Unë sapo kam ardhur nga dëmtimi, ndaj kujdesi ishte i madh. Nurenbergu nuk ka mësuar të luajë ndryshe në derbi”, – kritikoi Shvajnshtaiger, fjalët e të cilit bien ndesh me statistikat, pasi Bajerni shkaktoi 24 faulle, ndërsa vendësit 12, si dhe fituan 51 % të dyluftimeve. Por ironia dhe kundërpërgjigjet ndaj Shvajnit s’vonuan. “Kur një skuadër s’ka më fuqi, atëherë është e predispozuar të ankohet. Bajerni i madh edhe me një lojtar më shumë nuk dinte të fitonte. Nuk është faji ynë”, – tha portieri Shefer.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions