Tepelena fiton derbin, argëtohet Albpetroli

Panorama Sport
Gazeta Panorama Sport gazeta me e shitur sportive ne vend
Tepelena fiton derbin, argëtohet Albpetroli
Nov 19th 2012, 11:40

Tepelena shpallet kampione dimri
TEPELENA-MEMALIAJ 3-1
GOLAT: Aliaj 18′, Jaupi 21′, 45′(p)/ Sako 74′
TEPELENA: Dervishi, Skënderaj, Këndella, Saka, Qori, Gaba, Grabova, Sula, Jaupi, Aliaj, Çela. Trajner: I.Selimi
MEMALIAJ: Mustafaj, Çaushi, Gashi, Hima, Mema, Meta, Mirani, Bilaj, Sako, Dinaj, Lika. Trajner: A.Zhupa
KARTON I VERDHË: Sako 20′
GJYQTARË: E.Ruci, A.Paço, E.Bega (Fier)

Tepelena arriti të fitojë dje derbin e jugut duke mundur Memaliajn 3-1. Pas kësaj skuadra e Ilir Selimit është kurorëzuar kampione e dimrit. Në 45 minutat e para, vendësit kanë dominuar plotësisht dhe e kanë detyruar portierin mik ta nxjerrë plot tri herë topin nga rrjeta e tij. Loja ka nisur e shpejtë për vendësit, të cilët e kërkuan golin që në minutat e para, por sulmuesit janë nxituar para portës kundërshtare. Ka qenë Aliaj që ka hapur serinë e golave në minutën e 18-të dhe që ka kaluar të tijtë në avantazh. Pas kësaj, miqtë organizohen dhe rrezikojnë me Sakon e Bilajn, por pa rezultat. Në minutën e 21-të, mesfushori Jaupi godet jashtë zone dhe 2-0. Vendësit fitojnë siguri dhe në minutën e 45-të trefishojnë rezultatin. Sulmuesi Zilaj pengohet në zonë dhe gjyqtari tregon pikën e bardhë të penalltisë, të cilën Jaupi e kthen në gol. Në të 74-ën, Sako shënon golin e nderit për miqtë. Tepelena ka shfaqur vlerat më të mira këtë fazë dhe ka grumbulluar 25 pikë nga 27 të mundshme. Kjo ka ardhur falë lojës kolektive dhe punës së palodhur të teknikut Selimi, i cili ka premtuar se në fazën e dytë Tepelena do të ketë 3-4 përforcime cilësore.
Oltion Dogani

Delvina “nxjerr” jashtë loje Bilishtin
DELVINA-BILISHT SPORT 1-0
GOLI: Çuno 75′
DELVINA: Çallari, Braculla, Cama, Hamiti, Selfo (Hakarepi 80′), Çuno, Nasi (Muço 46′), A.Gjeçi, Margariti (Muzhai 46′), D.Mehmeti, I.Gjeçi. Trajner: A.Guga
BILISHT SPORT: Xhelollari, Pere, Koçi (Agalliu 73′), Doleqi (Pitluli 48′), Xhabej, Abazaj, Macolli, Xhoga, Muçaj, Çuko, Qemalli. Trajner: Tr.Meraku
KARTON I VERDHË: Çuno 19′
GJYQTARË: E.Halo, E.Tafili, E.Halili (Memaliaj)

Delvina ndal Bilisht Sportin duke e larguar më shumë nga objektivi që ka për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Mjafton një gol i Çunos në minutën e 75-të, për t’i dhënë një trepikësh shumë të rëndësishëm skuadrës delvinjote. Një sfidë e fortë dhe e luftuar deri në fund nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë nuk ka shumë raste për të shënuar. Në të dytën, ekipet janë më të lirshme dhe ndërtojnë aksione të rrezikshme. Në një prej tyre Çuno i vendësve gjuan nga rreth 20 metra, duke mposhtur portierin mik. Me gjithë përpjekjet e miqve, rezultati nuk ndryshon.
Tomorr Shehu

Albpetroli s’ka mëshirë, turpëron Përmetin
ALBPETROLI-PËRMETI 6-0
GOLAT: Gora 42′, Goxhaj 58′, 71′, 73′, Çobaj 78′, Bratja 85′
ALBPETROLI: Kaja, Derka (Aliaj 50′), Çemeri, Asllanaj, Arapi, Gora, Arapi, Bratja, Jovani (Beraj 46′), Hajderaj (Çobaj 55′), Goxhaj. Trajner: A.Ymeri
PËRMETI: Kurti, Shtishi (Zyba 75′), Çarçani, Hasa, Xhaja, Tave, Berberi, Sakollari, Hajredini, Dori, Shanaj (Arapi 60′). Trajner: K.Sevo
KARTON I KUQ: Berberi
GJYQTARË: G.Nora, R.Zhuli, B.Bejko (Gjirokastër)

Albpetroli nuk është ndalur as në ndeshjen e fundit të fazës së parë duke u treguar i pamëshirshëm ndaj përmetarëve. Vendësit kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0 dhe kanë zhvilluar një lojë të bukur me theks sulmues. Përmetarët kanë rezistuar vetëm në 40 minutat e para, pasi në minutat e mbetura vendësit shpërthejnë. Në minutën e 42-të, Gora ka hapur serinë e golave për vendësit. Në këtë moment, Berberi në fushë dhe trajneri Sevo protestojnë tek gjyqtari, që i ndëshkon me karton të kuq. Golat e tjerë shënohen në pjesën e dytë. Spikat Goxhaj me tripletë.
Mario Gjika

Tripletë e Sopotit, dorëzohet Skrapari
SOPOTI-SKRAPARI 3-0
GOLAT: Suli 10′, Poçi 60′, 64′
SOPOTI: Leka (Hysa 69′), Hoxha, Deda (Murati 74′), Alliu, Spahiu, Nezha, Lamaj, Hasballa (Dosku 45′), Hajdari, Poçi, Suli. Trajner: B.Kola
SKRAPARI: Gërmenji, Veisllari, Koroni, Çaçja (Hysi 80′), Kurti, Dosti, Guri, Harka (Duro 59′), Kaloçi (Xhizdari 67′), Hysenllari, Kapllani. Trajner: G.Lamçe
KARTONË TË VERDHË: Lamaj/ Koroni
GJYQTARË: F.Xhemalaj, E.Bodeci, A.Robo

Dopieta e Poçit dhe goli i Sulit i dhanë fitoren e radhës Sopotit. Me synimin e vetëm trepikëshin, librazhdasit nuk i falën miqtë nga Skrapari duke i shpartalluar 3-0. Serinë e golave e hap sulmuesi Servet Suli që shënon në minutën e 10-të. Në minutat 60 dhe 64, Poçi me mjeshtërinë e tij finalizon me gol të dy rastet në të cilat ai gjendet para portës kundërshtare. Pas dopietës se Poçit, ndeshja humb ritmin. Kola ka mundësinë t’u japë shansin më të rinjve për të luajtur, duke futur në lojë me anë të tri zëvendësimeve tre rinj të ekipit librazhdas.
Ledion Qoshku

Proteston Këlcyra: Ndeshja mbaroi para kohe
KËLCYRA-GRAMOZI 0-1
GOLI: Hasani 64′
KËLCYRA: Konini, Brahimaj, Kule, Lame, Hadaj, Plugu, Qyra, Sadikaj, Shahini, Merko, Kamberaj. Trajner: R.Spahiu
GRAMOZI: A.Dasilva, Kodra, L.Dasilva, Sulo, En.Mydiu, Grami, Eg.Mydiu, Tores, Arapi, Mere, Gramo (Hasani 46′). Trajner: S.Rustemi
KARTONË TË VERDHË: Kule 11′, Brahimaj 49′, Merko 67′, Hadaj 78′, Qyra 90+2′, Sulo 48′, Tores 49′, L.Dasilva 75′, A.Dasilva 90′
GJYQTARË: O.Yzeiraj, E.Pashaj, E.Hatia (Patos)

Gramozi arriti dje fitoren e parë në transfertë këtë sezon. Kolonjarët mundën Këlcyrën në fushën asnjanëse të Përmetit me rezultatin 1-0. Miqve u ka mjaftuar goli i Hasanit në minutën e 64-t për të siguruar një trepikësh shumë të vlefshëm. Takimi është zhvilluar me grintë dhe luftë të fortë sportive, çka e tregon dhe numri i madh i kartonëve të verdhë. Ndeshja u vendos nga i vetmi episod që patën kolonjarët. Fundi i 90 minutave ka lënë një shije të hidhur pas protestave të futbollistëve këlcyrjotë që kanë pretenduar për vërshëllimën e gjyqtarit para kohës së rregullt.
Oltion Dogani

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions